DR. JART+ Dermask Intra Jet Firming Solution është një maskë me përbërje celulozë që nxit dhe rrit elasticitetin e lëkurës dhe tërheqjen e rrudhave. Kjo maskë është formuluar me një xhel termosensitiv, që nxit nxehtësinë e trupit të aktivizojë përbërësit aktiv që solucioni i maskës përmban, në mëmyrë që të përthithen më mirë nga çdo shtresë e lëkurës. Nga ana tjetër, përmbajtja me bio-peptide forcon barrierën mbrojtëse duke bërë të mundur lëmimin e vijave të holla dhe rrudhave. Ndërsa koenzima Q10 dhe beta-glukani punojnë së bashku për një lëkurë me elastike dhe rinore! Maska përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive dhe kryesisht i adresohet shenjave të moshës! DR. JART+ Dermask Intra Jet Firming Solution do të kthehet në trajtimin tuaj të preferuar para një eventi të rëndësishëm ku dëshironi që lëkura juaj të shkëlqejë.

Formula e saj nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale, trietanolaminë, surfaktantë, vaj mineral, glikol propilen dhe DEA.

 *28gr

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni me kujdes maskën dhe pasi të largoni filmin ( shtresën sipërfaqësore ) nga maska, vendoseni me kujdes në fytyrë, duke hequr të dy filmat mbrojtës nga të dyja anët e maskës. Mbajeni të vendosur 20-40 minuta.

Përbërësit "magjik"

 bio-peptide, koenzima Q10, beta-glukan

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Ceratonia Siliqua Gum, Chondrus Crispus Powder, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil,Cetyl Ethylhexanoate, Phenyl Trimethicone, Allantoin, Butylene Glycol, Beta-Glucan, Agar, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Disodium EDTA, Cupressus Sempervirens Leaf/Nut/Stem Oil, Potassium Hydroxide, Ubiquinone, Glyceryl Polymethacrylate, Propylene Glycol, Palmitoyl Oligopeptide.

Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.

DR. JART+ Dermask Intra Jet Firming Solution (1pc.)

390 ALL 650 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI