MISSHA Time Revolution Red Algae Revitalizing Lotion, një produkt i shkëlqyer për kujdesin e lëkurës i cili shumë shpejt do të bëhet heroi sekret i rutinës suaj! Ky krem locion është ideal jo vetëm për luftën kundër radikaleve të lira, që dëmtojnë lëkurën, por edhe për ndriçimin dhe balancimin e tonit të pabarabartë të lëkurës. Ky produkt është pjesë e linjës: MISSHA Time Revolution Red Algae Revitalizing, me përmbajtje 50% Ekstrakt të Algave të Kuqe (ekstrakt myshku irlandez). Algat e kuqe janë të mbushura me energji të fuqishme antioksiduese, që ndihmon në lehtësimin e stresit dhe ushqen lëkurën me minerale dhe proteina nga deti, duke e mbrojtur atë nga faktorët e jashtëm të dëmshëm. Këto alga prodhojnë derivateve të aminoacideve, të cilat janë jashtëzakonisht të mira në bllokimin e rrezeve UVA të diellit. Me pak fjalë, thuhet se veprojnë si filtër mbrojtës SPF, tërësisht natyrale. Gjithashtu, përmbajtja e konsiderueshme vitamine C: e njohur tashmë për vetitë e saj thelbësor në zbehjen e njollave kafe dhe hiperpigmentimin, dhe në të njëjtën kohë mban në kontroll shenjat e moshës! Gjithashtu, pëbërja e tij me 5% niacinamide, rrit fuqinë antioksiduese vitaminës C për t'iu adresuar problematikave të lëkurës të sipërpërmendura. Nga ana tjetër, formulimi me centella asiatica. ofron freski në lëkurë duke i dhuruar asaj hidratim të thellë. Konsistenca e tij është shumë e butë dhe përthithet lehtësisht nga lëkura pa lënë ngjitje dhe shtresë të yndyrshme. Produkti ka një aromë të këndshme dhe lulesh. Kremi është i përshtatshëm për lëkurë sensitive, të yndyrshme dhe i adresohet shenjave të moshës!

Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret bashkë me serumin e linjës: Time Revolution Red Algae Revitalizing Serum.

Formula e tijnuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: paraben, fragrancë artificiale, alkool, ngjyrues dhe vaj mineral, duke e bërë të përshtatshme këtë lotion edhe për lëkurat sensitive.

*130ml

 

Në mëngjes dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

 Përbërësit

Përbërësit "magjik"

50% ekstrakt myshku irlandez (alga të kuqe), Niacinamide dhe Glicerinë

Lista e plotë e përbërësve

Water, glycerin, dimethicone, hydrogenated polydecene, niacinamide, methylpropanediol, cyclopentasiloxane, butylene glycol, 1,2-hexanediol, chondrus crispus extract, hydroxyacetophenone, trehalose, ammonium acryloyldimethyltaurate/vp copolymer, sodium stearoyl glutamate, centella asiatica extract, ficus carica (fig) fruit extract, sodium hyaluronate, polysorbate 20, squalane, fragrance, adenosine, cetyl ethylhexanoate, neopentyl glycol diheptanoate, arctium lappa root extract, hydrogenated lecithin, hydrogenated phosphatidylcholine, aspergillus ferment, carnosine, polyglyceryl-10 myristate, lactococcus ferment lysate, cetearyl alcohol, perilla ocymoides seed extract, polyglyceryl-2 stearate, stearic acid, carthamus tinctorius (safflower) seed oil, oenothera biennis (evening primrose) oil, ceramide np, polyquaternium-51, beta-glucan, coral powder, hydrolyzed hyaluronic acid, polyglutamic acid, lysolecithin, hyaluronic acid, hydrolyzed sodium hyaluronate, acetyl glutamine, potassium hyaluronate, hydroxypropyltrimonium hyaluronate, sodium hyaluronate crosspolymer, hydrolyzed collagen, sodium acetylated hyaluronate, sodium chloride, phenylpropanol, levulinic acid, sodium levulinate.&nbsp.

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.


MISSHA Time Revolution Red Algae Revitalizing Lotion

4,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI