Është momenti t’i thoni lamtumirë skuqjes dhe irritimit në fytyrë me kremin bestseller DR. JART+ Cicapair Cream (Season 2)! Ky është variant i ri dhe i përmirësuar dhe është i formuluar me ekstrakt të bimës Centella Asiatica, e cila forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe minimizon skuqjen dhe irritimin në të. Kjo bimë është një nga bimët mjekësore më e mirë për të trajtuar dhe shëruar aknet dhe plagët. Gjithashtu ndihmon në tkurrjen e madhësisë së poreve, dhe njëkohësisht është i formuluar me minerale dhe panthenol të cilët ofrojnë hidratim afatgjatë, dhe mbrojnë lëkurën nga agjentët e jashtëm dhe radikalet e lira, të cilët shpeshherë janë shkaktarët kryesor të irritimit të lëkurës. Ndërsa formulimi i patentuar Jartbiome™️, kompleksi i mikrobiomës së vetë markës DR. JART+, ndihmon në balancimin dhe hidratimin e thellë të lëkurës nga thatësia. Ky krem përmban gjithashtu niacinamide, të cilat ndihmojnë në zbehjen e shenjave post akne. Ky krem është i përshtatshëm për lëkurën e thatë, sensitive dhe me tendencë skuqjeje.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*88gr

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i bimës centella asiatica, Jartbiome™, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Propanediol, Centella Asiatica Leaf Water, Butylene Glycol, Caprylic/​Capric Triglyceride, Panthenol, Diisostearyl Malate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Glyceryl Stearate, Niacinamide, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Cetearyl Alcohol, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Hydrogenated Polydecene, Hydrogenated Polyisobutene, 1,2-Hexanediol, PEG-8, PEG-100 Stearate, Polyacrylate-13, Palmitic Acid, Tocopheryl Acetate (Vitamin E), Beeswax (Cera Alba), Glycerin, Stearic Acid, Phenoxyethanol, Polyisobutene, Asiaticoside, Carbomer, Tromethamine, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Spirulina Platensis Powder, Alcohol, Polysorbate 20, Ethylhexylglycerin, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Sorbitan Isostearate, Adenosine, Ceramide, Citrus Grandis (Grapefruit) Peel Oil, Hydrogenated Lecithin, Disodium EDTA, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Dextrin, Houttuynia Cordata Extract, Aniba Rosaeodora (Rosewood) Wood Oil, Centella Asiatica Meristem Cell Culture, Madecassoside, Citric Acid, Achillea Millefolium Extract, Artemisia Absinthium Extract, Arnica Montana Flower Extract, Gentiana Lutea Root Extract, Sucrose Laurate, Sodium Glycerophosphate, Selaginella Lepidophylla Extract, Potassium Magnesium Aspartate, Lysolecithin, Magnesium Gluconate, Calcium Gluconate, Potassium Sorbate, Sodium Ascorbyl Phosphate, Sodium Benzoate, Xanthan Gum

Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.

DR. JART+ Cicapair Cream (Season 2)

3,900 ALL 6,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI