ETUDE HOUSE Soon Jung Panthensoside Sheet Mask është maskë prej pëlhure e njomur në esencë. Ajo është një “ndihmë e shpejtë” dhe efektive për lëkurën sensitive, atë të dëmtuar dhe të irrituar, duke mbajtur pH në nivelin e saj të ulët optimal. Përbërja e patentuar nga ETUDE HOUSE, PanthensosideTM , është kombinimi i dy përbërësve magjik si: panthenoli, një formë e vitaminës B5, i cili mbron dhe forcon barrierën e lëkurës; madecassoside, derivat nga ekstrakti i bimës Centella Asiatica, që ka efekt qetësues për lëkurën e irrituar. Këtij formulimi i bashkohen allantoin dhe trehalose si edhe agjentë të tjerë hidratues për të rritur hidratimin dhe elasticitetin e saj. Pëlhura e kësaj maske është 100% e përbërë prej drurit të Bamboo-s, për të ndihmuar përthithjen e esencës nga lëkura.
Formula e saj është hipoalergjike,100% vegane dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, vaj mineral, produkte me origjinë shtazore.

*25ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

panthenol, madecassoside (derivat nga estrakti i bimës Centella Asiatica)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, 12-Hexanediol, Panthenol, Mádečašsoside,Centella Asiatica Leaf Extract, Carbomer, Polyglyceryl-10 Laurate, Glycerin, Poly-Glyceryl-10 Myristate, Allantoin, Arginine, Trehalose, Ethylhexylglycerin, Disodium Edta

ETUDE HOUSE është themeluar në vitin 1988 në Korenë e Jugut. Emri i saj është i veçantë sepse është frymëzuar nga kompozimet instrumentale “étude” të muzikës klasike dhe nga vetë fjala që në frengjisht do të thotë studim. Kjo “shtëpi studimi” e përkujdesjes së lëkurës dhe makeup-it, synon të frymëzojë të gjithë femrat në botë që këtë kujdes ndaj lëkurës dhe pamjes, të mos e shohin si një rutinë të mërzitshme, por si një moment relaksues dhe argëtues për veten. Po aq argëtuese janë edhe paketimet e tij, gjithmonë lozonjare, shumëngjyrëshe dhe plot figura. Çfarë e bën këtë markë kaq të dashur është fakti se ofon produkte me cilësi të lartë me çmim të arsyeshëm.

ETUDE HOUSE Soon Jung Panthensoside Sheet Mask

240 ALL 400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI