MEDIHEAL MEN Timetox Chacoal Mineral Mask është sheet mask, që duhet t'ia dhuroni partnerit, babait, vëllait, pra një mashkulli në jetën tuaj!  Epiderma e lëkurës së meshkujve, ndryshon nga ajo e femrave, prandaj është krijuar dhe kjo maskë specifike për meshkuj. Lëkura e këtyre të fundit është 20% më e trashë, dhe prodhon dyfishin e yndyrës, duke bërë që të kenë më shumë pore se sa femrat. Gjithashtu pH i lëkurës është më i ulët , duke i bërë ata të kenë tendencë të krijimit të papastërtive dhe akneve mbi lëkurë. Pëlhura e kësaj "sheet mask" është e përbërë nga një material purifikues të bërë nga karbon minerali Binchotan e një cilësie premium. Nëpërmjet kësaj pëlhure dhe esencës që ajo është e njomur me Acetyl Hexapeptide-8, adenosine, Oryza Sativa Bran dhe ekstrakt limoni do t'a çlirojë lëkurën nga stresi, do të purifikojë poret e saj dhe do ta mbushë atë plot me hidratim. 

*1 copë
*25ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*Duke marrë në konsideratë që cikli i rigjenerimit qelizor të lëkurës është 4-javor, maska këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë, për 4 javë. (Ky është një program intensiv që këshillon MEDIHEAL në përdorimin e maskave të saj)

Përbërësit "magjik"

qymyr mineral Binchotan, Acetyl Hexapeptide-8, adenosine, ekstrakt nga vaji i orizit, ekstraktet e limonit

Lista e plotë e përbërësve

Water, Propylene Glycol, Alcohol, Glycerin, 1,2- Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Bis-PEG-18 Methyl Ether Dimethyl Silane, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Arginine, Carbomer, Butylene Glycol, Betaine, Allantoin, Hamamelis Virg-iniana (Witch Hazel) Water, Chrysanthemum Indicum Flower Extract, Rosmarinus Officinalis Extract , Hamamelis Virginiana Extract, Disodium EDTA, Adenosine, Hydroxyethylcellulose, Ethylhexylglycerin, Dipotassium Glycymhizate, Tocopheryl Acetate, Fragrance, Magnolia Kobus Branch / Flower / Leaf Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Citrus, Medica Limonum (Lemon) Fruit Extract, Sodium Hyuronate Trehalose, Salicylic Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract, Hydrogenated Lecithin, Charcoal Powder, Ceramide NP (Ceramide 3), Acetyl Hexapeptide-8

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL MEN Timetox Chacoal Mineral Mask

250 ALL 500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI