-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDIHEAL Madecassoside Derma Ampoule Blemish Repair
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 14 dhe Korrik 15.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
MEDIHEAL Madecassoside Derma Ampoule Blemish Repair është një formulë e avancuar dhe e përqendruar, e krijuar për të qetësuar dhe hidratuar lëkurën. Me 92% ekstrakt të pastër nga gjethet e pemës Tea Tree, kjo ampulë ndihmon në luftimin e njollave dhe skuqjeve, pa shkaktuar tharje apo acarim. E pasur me Madecassoside dhe ekstrakt të Centella Asiatica, dy përbërës me veti qetësuese dhe rigjeneruese, kjo formulë ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës, duke përshpejtuar procesin e riparimit dhe përmirësuar teksturën e saj ditë pas dite. Konsistenca e lehtë përthithet shpejt, pa lënë ndjesi ngjitëse, dhe është ideale për lëkurat e ndjeshme, të irrituara ose me tendencë aknesh. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe atë sensitive, duke adresuar aknet dhe hiperpigmentimin.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*40ml
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
madecassoside, Centella Asiatica, 92% ekstrakt të pastër nga gjethet e pemës Tea Tree
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Triethy hexanoin, Butylene Glycol, Dimethicone, Niacinamide, Polyglyceryi-s Methy-glucose Distearate, Caprylic/Capric/Myristic/Stearic Inglyceride, Hydrogenated Lecithin, Bis-PEG-18 Methyl
Ether Dimethyl Silane, Diglycerin, Glyceryl Stearate, Capryy Glycol, Hydroxyacetophenone, Acrylates/C10-30 Alky. Acrylate Crosspolymer, Arginine, Ammonium Acryloyl dimethyitaurate/VP Copolymer, Irehalose, Polyglycery-10 Laurate, Ethylhexy glycerin, Xanthan Gum, Dipropylene Glycol, Polyglycery|-4 Laurate, Palmitic Acid, Madecassoside, Stearic Acid, Adenosine, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Sea Water, Juniperus Virginiana Oi, Rosa Damascena Flower Water, Iris Florentina Root Extract, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Cucumis Melo
(Melon) Fruit Extract, Simmondsia Chinensis Jojobal Seed Oil. Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, 1,2-Hexanedio Pogostemon Cablin Oil, Artemisia Vulgaris Oil, Centella Asiatica Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Citric Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Panthenol, Ceramide NP, Phytosterols, Oleic Acid
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE