MEDIHEAL E.G.T Timetox Ampoule Mask EX, është maska "Sheet Mask" që do të ofrojë efektin e botox-it, dhe do të përmirësojë strukturën e lëkurës falë përmbajtjes me kolagjen të hidrolizuar, elastinë e hidrolizuar, Acetyl Hexapeptide-8 dhe adenosine. Nga një lëkurë me vija të holla dhe rrudha, do të keni një lëkurë të lëmuar, dhe të butë falë përmbajtjes me Hexapeptide-8, EGF dhe ekstraktin e barit natyral. Këta përbërës bashkëveprojnë së bashku, duke rritur elasticitetin e lëkurës,  zbehur hiperpigmentimin dhe forcuar indet në të. Përshtatet mrekullisht edhe me lëkurën sensitive. Nëse dëshironi t'i ofroni lëkurës tuaj hidratim, efekt lifting, rigjallërim dhe tërheqje të saj, kjo është maska e duhur për ju!

Formula e saj është hipoalergjike dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, sulfate, vajra esencialë, phenoxyethanol etj.

*1 copë
*25ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*Duke marrë në konsideratë që cikli i rigjenerimit qelizor të lëkurës është 4-javor, maska këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë, për 4 javë. (Ky është një program intensiv që këshillon MEDIHEAL në përdorimin e maskave të saj).

Përbërësit "magjik"

adenosine, Hexapeptide-8, astaxanthin, tocopheryl

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycereth-26, PEG/PPG-17/6 copolymer, Glycerin, Sodium Hyaluronate, 1,2-Hexanediol, HydroxyethylUrea, Portulaca Oleracea Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Beta-Glucan, Rosa Centifolia Flower Water,Centella Asiatica Extract, Hydrolyzed Collagen, Acetyl Hexapeptide-8, Xanthan Gum, Butylene Glycol, Boswellia Serrata Resin Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Betaine, Carbomer, Allantoin, Polysorbate 80, Arginine,
Adonosine Disodium FDTA, Tocopheryl Acetate, Ethyhexylglycerin, Fragrance, Astaxanthin

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

 



MEDIHEAL E.G.T Timetox Ampoule Mask EX

250 ALL 500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI