Essential Renewing Eye Cream EX nga marka luksoze SULWHASOO, një krem thelbësor për zonën delikate dhe problematike rreth syve. Ashtu si gjitha linja, Essential Renewing Eye Cream EX përmban përbërës aktiv si ai i ginsengut të kuq, duke e bërë këtë krem zgjidhjen perfekte për përmirësimin dhe mbushjen e rrudhave, duke e forcuar atë zonë të hollë të lëkurës së fytyrës. Formula e tij gjithashtu me Ye Ju Hua, i njohur gjithashtu si lulja e krizantemës së egër e bëkëtë krem akoma edhe më të veçantë. Kjo bimë është përdorur prej kohësh nga Mjekësia Tradicionale Aziatike (TCM), për përfitimet e ndryshme shëndetësore, për më tepër është vërtetur dhe treguar që ky përbërs ka efekt goxha qetësues për të trajtuar problematika si: sytë e skuqur dhe të ënjtur. Komponimet aktive në Ye Ju Hua, duke përfshirë kombinimin me mjaltë, ndimojnë që të mbajnë zonën rreth syve të qetësuar & freskuar dhe të shëndetshme!

*Shënim: Për blerje të produkteve të markës SULWHASOO, nuk përfitohen pikë në Programin e Besnikërisë, por mund të aplikohen në të kuponat e uljes.

*25ml 

Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve. Gjithashtu, mund ta vendosni edhe në zona të tjera të fytyrës ku ju janë shfaqur rrudha.

Përbërësit "magjik"

Ginseng i kuq, krizantemë e egër dhe mjaltë.

Lista e plotë e përbërësve 

Water, Butylene Glycol, Betaine, Jojoba Esters, Glycerin, PEG-75, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Biosaccharide Gum-1, Dimethicone, Hydrogenated Olive Oil Lauryl Esters, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Camellia Sinensis Leaf Extract, Glycyrrhiza uralensis (Licorice) Root Extract, Paeonia Albiflora Root Extract, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Polygonatum Officinale Rhizome/Root Extract, Lilium Candidum Bulb Extract, Rehmannia Glutinosa Root Extract, Honey, Hydrolyzed Ginseng Saponins (Enzyme-Treated Red Ginseng Saponins), Beta-Glucan, Portulaca Oleracea Extract, Ginkgo Biloba Leaf Extract, C12-16 Alcohols, Methoxy PEG-114/Polyepsilon Caprolactone, Behenyl Alcohol, Cyclopentasiloxane, Cyclohexasiloxane, Cetearyl Alcohol, Arachidyl Glucoside, Arachidyl Alcohol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Palmitic Acid, Polyglyceryl-10 Stearate, Propanediol, PEG-40 Stearate, Hydrogenated Lecithin, Tromethamine, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol, Fragrance

Marka prestigjoze SULWHASOO u krijua në vitin 1966 nga z.Suh Sung-whan. Themeluesi u njoh me rëndësinë e bimëve medicinale koreane gjatë fëmijërisë, teksa ndihmonte nënën e tij në biznesin e vajit esencial të bimës camellia, e më pas gjatë viteve që kaloi në Universitetin e Mjekësisë Orientale Kyunghee, duke zhvilluar kërkime shkencore mbi krijimin e formulimeve sa më inovative. Pikërisht në filozofinë e markës së tij, shprehet dashuria dhe përkushtimi ndaj këtyre bimëve mrekullibërëse. Për SULWHASOO-n, bukuria ideale qëndron në mjekësinë bimore koreane e frymëzuar nga urtësia aziatike. Fokusi i produkteve të saj luksoze nuk është vetëm në trajtimin e shenjave të dukshme, por edhe në gjetjen dhe adresimin e shkaqeve të problematikave të shfaqura në lëkurë. Ndryshe nga kompanitë e tjera koreane të bukurisë, SULWHASOO i mbetet besnik produkteve të tij tradicionale dhe sjell gjatë gjithë kohës versione të përmirësuara të formulimeve. Shembujt më të mirë që përcjellin këtë qasje janë "First Care Activating Serum" që zhvillohet për më shumë se 20 vjet dhe linja "Concentrated Ginseng EX" që përmirësohet prej më shumë se gjysmë shekulli.

SULWHASOO Essential Renewing Eye Cream EX

13,000 ALL 15,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI