BEAUTY OF JOSEON Revive Eye Serum: Ginseng + Retinal është serum për zonën rreth syve i cili i adresohet shenjave të moshës, por mund të përdoret në të gjithë fytyrën. Kur mungon proteina që i ofron elasticitet shtresës së sipërme të lëkurës, përqindja e kolagjenit dhe acidit hialuronik ulet, gjë e cila sjell shfaqje të rrudhave. Ky serum ndihmon në minimizimin e vijave të holla dhe rrudhave falë kombinimit me 10% ekstrakt të rrënjës së ginseng-ut dhe 2% të retinës. Ginsengu tashmë njihet si një përbërës bimor shumë efikas në përmirësimin e shenjave të moshës, pasi në përmbajtjen e tij ka sasi të bollshme të saponinave. Këto të fundit janë komponime natyrale që gjenden në të gjitha qelizat e bimëve bishtajore dhe kanë efekte antioksiduese, antiskeptike dhe anti-inflamatore në lëkurë, duke e mbrojtur atë nga dëmtimet e rrezeve të dëmshme UV. Gjithashtu ofrojnë hidratim të thellë dhe ndihmojnë në krijimin e një barriere mbrojtëse të shëndetshme. Përbërësi i dytë që kombinohet me ginseng-un, është vitamina A. Ekzistojnë 2 lloje të kësaj vitamine të cilat përdoren gjerësisht në produktet kozmetike të kujdesit të lëkurës, retinoli dhe retina. Shkencëtarët të cilët kanë punuar mbi prodhimin e këtij serumi kanë synuar që të arrijnë stabilitet të përbërjes, në mënyrë që të reduktojnë çdo irritim të mundshëm. 2% i retinës (nga ku 0.02% është përbërës aktiv), në formë liposomesh, është përzier në formulë, duke e thyer retinën në elementë më të vegjël. Ky serum përmban gjithashtu glicerinë, niacinamide dhe kolesterol për të rritur fuqitë vepruese të ginseng-ut dhe retinës, teksa ndihmojnë edhe në zbehjen e rrathëve të zinj dhe dehidratimit të lëkurës. Konsistenca e këtij serumi është e plotë, por nuk lë aspak ndjesi rëndese.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për zonën rreth syve, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*30ml

Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.

Përbërësit "magjik"

ginseng, retinal

Lista e plotë e përbërësve

Water, Panax Ginseng Root Extract, Glycerin, Dipropylene Glycol, Caprylic/Caprictriglyceride, 1,2-Hexanediol, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Niacinamide, Butyleneglycol Dicaprylate/Dicaprate, Cetearyl Alcohol, Sorbitan Olivate, Cetearyl Olivate,Butylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Tromethamine, Carbomer, Glyceryl Stearate,Macadamia Ternifolia Seed Oil, Adenosine, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Dextrin,Cholesterol, Polyglyceryl-10 Oleate, Retinal, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols,Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Silica, Sodium Hyaluronate,Tocopherol, Aluminum/Magnesium Hydroxide Stearate, Potassium Cetyl Phosphate,Pentaerythrityl Tetra-Di-T-Butyl Hydroxyhydrocinnamate, Ceramide Np, Palmitoyltripeptide-5, Disodium Edta, Ethylhexylglycerin

Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht. 

BEAUTY OF JOSEON Revive Eye Serum: Ginseng + Retinal

1,700 ALL 2,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI