Serumi COSRX Pure Fit Cica është një serum qetësues, i cili qetëson menjëherë lëkurën e dobët ose të irrituar. Depërton thellësisht për të qetësuar lëkurën në mënyrë efektive dhe të shpejtë. I formuluar me Kompleksin Pure Fit Cica-7 dhe ekstraktin e lëkurës së shelgut të Pinus Pinaster. Përbërja CICA-7 Complex ka përqëndrimin më të lartë ndër gjithë produktet me centella asiatica ose siç njihet cica, me plot 7 përbërës nga vetë bima: ekstrakt centella asiatica, ekstrakt nga gjethja e centella asiatica, ekstrakt nga rrënja e centella asiatica, asiaticoside, acid asiatic, acid madecassic,madecassoside. Pastron, forcon, rigjallëron, dhe hidraton lëkurën. Gjithashtu shërben për trajtimin e akneve. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

Formula e saj nuk përban paraben, alkool, sulfate, vaj mineral dhe aromë artificiale.

*30ml

Pas pastrimit të lëkurës dhe vendosjes së tonerit, aplikoni serumin 3-4 sprucime në fytyrë, qafë dhe dekolte, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje. Me pas vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit “magjik”

Cica, 7 përbërës të bimës Centella Asiatica (ekstrakt centella asiatica, ekstrakt nga gjethja e centella asiatica, ekstrakt nga rrënja e centella asiatica, asiaticoside, acid asiatic, acid madecassic,madecassoside)

Lista e plotë e përbërësve

Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Root Extract, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Betaine, Panthenol, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Myristate, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Water, Pinus Pinaster Bark Extract, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Madecassoside

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

COSRX Pure Fit Cica Serum

2,200 ALL 3,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI