Nga linja e IUNIK me beta-glucan, përveç serumit kemi zgjedhur edhe kremin hidratues, IUNIK Beta-Glucan Daily Moisture Cream, për t’i dhënë lëkurës suaj hidratimin e thellë, forcimin e barrierës mbrojtëse. Përmban 3000mg beta glucan, një agjent hidratues 20% më i fuqishëm se edhe acid hialuronik. I pasuruar me: ekstrakt nga frutat e kuqe si kumbulla, mjedër, pjeshkë, shegë, luleshtrydhe dhe frutat e pyllit, bima mjekësore Centella Asiatica, si dhe pudër aloe vera për të qetësuar irritimin e lëkurës sensitive! Ndihmon në luftën e shenjave të moshës dhe parandalimin e formimit të tyre. 

*60ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

beta glucan, centella asiatica, pudër aloe vera

Lista e plotë e përbërësve

Aqua, Butylene Glycol, Cyclopentasiloxane, Glycerin,Cyclohexasiloxane, Beta Glucan,Cetearyl Alcohol, Niacinamide, Cetearyl Isononanoate, Glyceryl Stearate, Hydrogenated Polyisobutene,  Polysorbate 60, Glucose, Maltodextrin, 1,2 Hexanediol, Sorbitan Stearate, Caprylyl Glycol, Arginine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate, Crosspolymer, Cetearyl Glucoside, Allantoin, Betaine, beta-Glucan, Dipotassium Glycyrrhizinate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Centella asiatica extract,  Aloe Barbadensis Leaf extract, Glucose, Pentylene Glycol, Sodium Hyaluronate  Prunus Salicina Fruit Extract, Rubus Idaeus (Raspberry)Fruit Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Fragaria Vesca (Strawberry) Fruit Extract, Prunus Persica(Peach) Fruit Extract,Punica Granatum Fruit Extract, Sodium Chondroitin Sulfate, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Maltodextrin, Aspalathus Linearis Extract, commiphora Myrrha Resin Extract, Yucca Schidigera Root Extract, Perilla Frutscens Leaf Extract

Emri i markës së njohur koreane IUNIK është një akronim që qëndron për:

I- ideal (ideal)

U- unique (unik)

N- natural (natyral)

I-ingredients (përbërës)

K- know how to (të dish si)

E tillë është filozofia e IUNIK që në thelbin e saj do të thotë: “Të dish si të zhvillosh produktet më të mira që janë ideale për lëkurën, unike dhe efektive, me origjinë natyrale dhe me përbërës të sigurtë”.  Përmes inovacionit dhe hulumtimeve të vazhdueshme, IUNIK synon krijimin dhe sigurimin e produkteve që i përgjigjen një tipologjie të caktuar të lëkurës apo një problematike të saj. Një vlerë e shtuar e këtyre produkteve është raporti i drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimit të arsyeshëm.

 

 

Customer Reviews

Based on 4 reviews Write a review

IUNIK Beta-Glucan Daily Moisture Cream

1,700 ALL 2,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI