LANEIGE Water Sleeping Mask_Ex, është një maskë gjatë gjumit që purifikon dhe rigjallëron lëkurën ndërsa ju flini. Ky është versioni i ri i maskës me formulim "Probioticts Complex", që përmban ferment lysate lactobacillus nga çaji jeshil, që aplikohet në teknologjinë "SLEEPING MICROBIOME™". Përbërja e saj është e formuluar me 3 teknologji inovative si: SLEEP-TOX™, që purifikon lëkurën duke e mbajtur në gjendje optimale; MOISTURE WRAP™, që e mban lëkurën thellësisht të hidratuar gjatë natës; SLEEPSCENT™, që ndihmon në relaksimin tuaj ndërsa ju flini. Një veçanti tjetër që ka ky version i ri i përmirësuar është efekti kundër hiperpigmentimit të lëkurës. Të nesërmen do të zgjoheni me një lëkurë të butë, plot shkëlqim dhe freski!

*70ml

Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë. Në mëngjes, lajeni fytyrën me pastruesin tuaj. Këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë.

Përbërësit "magjik"

Sleep-Tox™, Moisture Wrap™, Sleepscent™, Sleeping Microbiome™

Lista e plotë e përbërësve

Water / Aqua/ Eau, Butylene Glycol, Glycerin, Treha-Lose, Methyl Trimethicone, 1.2-Hexanediol, Soualane, Phenyl Trimethicone, Pca Dimethicone, Caprylyl Me- Thicone, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Lactobacillus Ferment Lysate, Carbomer, Propanediol, Tromethamine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Glyceryl Caprylate, Ethylhe- Xylglycerin, Disodium Edta, Raffinose, Stearyl Behe- Nate, Malachite Extract, Fragrance / Parfum, Poly- Glyceryl-3 Methylglucose Distearate, Inulin Lauryl Carbamate, Tranexamic Acid, Tryptophan, Hydroxy- Propyl Bispalmitamide Mea, Beta-Glucan, Limonene, Acorus Gramineus Extract, Linalool, Tocopherol

LANEIGE është krijuar ne vitin 1994 si pjesë e grupit Amore Pacific. Suksesin e vërtetë e arriti pas kërkimit shkencor që solli shpikjen e teknologjisë Advanced Water ScienceTM, që është klinikisht e vërtetuar që hidraton lëkurën për 24h. LANEIGE është marka udhëheqëse e industrisë përsa i përket predikimit mbi rëndësinë e hidratimit të lëkurës, sidomos në botën perëndimore. LANEIGE është frymëzuar nga “la neige” që në frengjisht do të thotë “dëborë”. Ajo e bazon filozofinë e saj në marrëdhënien unike mes ujit dhe borës, ku njëri element rilind nga elementi tjetër në një cikël të vazhdueshëm. Si përbërësin kryesor, ajo përdor ujin e pastër akullnajor nga burimet e Himalajeve, duke i bërë produktet e saj të mbrojnë qelizat e lëkurës, të ruajnë balancën dhe forcojnë imunitetin e saj. E frymëzuar nga bukuria e paprekur dhe pastërtia e borës, linja e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës e Laneige kombinon teknologjinë moderne dhe përbërës të cilësisë së lartë për të zbuluar bukurinë e pastër dhe rinore.

LANEIGE Water Sleeping Mask_Ex

2,900 ALL 3,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI