Epiderma e lekurës së meshkujve ështe ndryshe nga ajo e femrave, dhe pikërisht për këtë arsye KORAL SECRETS sjell setin që i adresohet meshkujve, MISSHA For Men Aqua Breath Set. Ky set përmban 2 produkte, toner dhe emulsion (krem locion), të cilat janë të formuluara me ujë të oksigjenuar për të hidratuar thellësisht të gjitha shtresat e lëkurës, madje edhe atë të yndyrshme, duke krijuar balancim midis yndyrës dhe lagështisë. Ky formulim e bën këtë set të përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

MISSHA For Men Aqua Breath Toner

Toneri është hapi i parë pas larjes së fytyrës dhe madje shumë i rëndësishëm, pasi ndihmon në rregullimin e nivelit të pH të lëkurës. Formulimi i këtij toneri është shumë i veçantë, falë përmbajtjes me kompleksin Aqua Active V, i formuluar me aloe vera dhe mjaltë. Të dy këta përbërës sigurojnë hidratim afatgjatë, freski, elasticitet si dhe mbajnë në kontroll shenjat e moshës. Ky toner është ideal për t'u aplikuar pas rruajtjes së lëkurës, pasi forcon barrierën natyrale të saj, duke e ruajtur atë nga agresorët e jashtëm dhe radikalet e lira. Ky toner gjithashtu ka aromë të lehtë, e përshtatshme për meshkuj.

MISSHA For Men Aqua Breath Emulsion

Nëpërmjet këtij kremi locion, lëkura do të hidratohet thellësisht, por pa përfundim të yndyrshëm. Ashtu si edhe toneri i linjës, ky krem locion është i formuluar me ujë të oksigjenuar dhe kompleksin Aqua Active V i formuluar me aloe vera dhe mjaltë, të cilat mundësojnë hidratim dhe qetësim të lëkurës si pasojë e çdo irritimi të barrierës natyrale. Direkt sapo t'a aplikoni do të ndjeni freski dhe çlodhje! Konsistenca e tij është shumë e lehtë, dhe përthithet menjëherë nga lëkura. Ky krem locion gjithashtu ka aromë të lehtë e përshtatshme për meshkuj.

Seti përmban:
*1 toner në sasi 180ml
*1 locion në sasi 170ml

+ dhuratë në madhësi "travel size" 
*1 toner në sasi 30ml
*1 locion në sasi 30ml

MISSHA For Men Aqua Breath Toner

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

MISSHA For Men Aqua Breath Emulsion

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin dhe serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

ujë i oksigjenuar, kompleksi Aqua Active V

Lista e plotë e përbërësve

MISSHA For Men Aqua Breath Toner

Water(Aqua), Alcohol Denat., PEG/PPG-17/6 Copolymer, Glycereth-26, Butylene Glycol, Oxygen, Rubus Suavissimus (Raspberry) Leaf Extract, Pentylene Glycol, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Biosaccharide Gum-1, Caprylyl Glycol, Phenyl Trimethicone, Glycerin, Honey Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Sargassum Fulvellum Extract, Actinidia Chinensis (Kiwi) Fruit Extract, Panthenol, Tromethamine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylhydroxamic Acid, 1,2-Hexanediol, Disodium EDTA, Styrene/VP Copolymer, Chlorphenesin, Fragrance(Parfum)

MISSHA For Men Aqua Breath Emulsion

Water(Aqua), Butylene Glycol, Glycerin, Alcohol Denat., Squalane, Phenyl Trimethicone, Glycereth-26, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Rubus Suavissimus (Raspberry) Leaf Extract, Biosaccharide Gum-1, Oxygen, PEG-100 Stearate, Glyceryl Stearate, Tromethamine, Carbomer, Caprylyl Glycol, Panthenol, Tocopheryl Acetate, Caprylhydroxamic Acid, 1,2-Hexanediol, Honey Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Sargassum Fulvellum Extract, Actinidia Chinensis (Kiwi) Fruit Extract, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Chlorphenesin, Fragrance(Parfum)

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

MISSHA For Men Aqua Breath Set

6,800 ALL 7,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI