Ashtu siç të gjitha produktet e linjës së markës BENTON, Snail Bee High Content Essence është një esencë multifunksionale, që i adresohet shumë problematikave të lëkurës njëherësh! Përmbajtja e saj me sekrecion kërmilli dhe kolagjen nga helmi i bletës do të përmirësojë dukshëm elasticitietin e lëkurës dhe duke shtuar vitaminën B3, pra, niacinamide do të zhduk njollat dhe hiperpigmentimin në të. Ka konsistencë ujore, shumë të lehtë, prandaj e bën edhe shumë të përshtatshëm për trajtimin e akneve, dhe teksturës. Përshtatet shumë mirë me të gjithë tipet e lëkurës, duke përfshirë edhe atë sensitive. Niveli i saj i pH është 5.5.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*100ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe të keni vendosur toner aplikojeni në fytyrë. Merrni një sasi të vogël në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. 
*Mund të përdoret dhe në vend të serumit.

Përbërësit “magjik”

sekrecion të filtruar kërmilli, niacinamide, adenosine.

Lista e plotë e përbërësve

Aqua(Water), Snail Secretion Filtrate, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Aloe Barbadensis Leaf Juice, sh-Oligopeptide-1, Bee Venom, Plantago Asiatica Extract, Laminaria Digitata Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Ulmus Campestris (Elm) Bark Extract, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Beta-Glucan, Betaine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Adenosine, Panthenol, Allantoin, Pentylene Glycol, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Polysorbate 20, Lecithin, Arginine.

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

 

 

BENTON Snail Bee High Content Essence

1,500 ALL 2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI