MEDIHEAL P.D.F AC-Dressing Ampoule Mask duket sikur është krijuar për shumë problematika të lëkurës, duke u kujdesur në mënyrë intensive për të pasur një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme. E formuluar me centella asiatica, përzierje A.C: ekstrakt portulaca oleracea dhe acid salicilik. Ky i fundit dhe adenosine, qetësojnë lëkurën e irrituar dhe atë sensitive, si dhe mbajnë në kontroll prodhimin e yndyrës. Gjithashtu këta përbërës do të ndihmojnë në trajtimin e akneve në lëkurë, dhe në minimizimin e poreve. Ofron hidratim të thellë në afatgjatë. 

Formula e saj është hipoalergjike, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, silikon, sulfate, vajra artificialë dhe fragrancë artificiale.

*1 copë
*25ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*Duke marrë në konsideratë që cikli i rigjenerimit qelizor të lëkurës është 4-javor, maska këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë, për 4 javë. (Ky është një program intensiv që këshillon MEDIHEAL në përdorimin e maskave të saj).

Përbërësit "magjik"

adenosine, centella asiatica, acid salicilik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Alcohol, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Portulaca Oleracea Extract, Houttuynia Cordata Extract, Centella Asiatica Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Hydrolyzed Collagen, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Beta-Glucan, Xanthan Gum, Butylene Glycol, Boswellia Serrata Resin Extract, Panthenol, Trehalose, Betaine, Carbomer, Allantoin, Polysorbate 80, Arginine, Adenosine, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Tocopheryl Acetate, Salicylic Acid, Ethylhexylglycerin, Fragrance

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL P.D.F AC-Dressing Ampoule Mask

250 ALL 500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI