MEDIHEAL A:PE Proatin Mask është maskë "Sheet Mask" prej pëlhure e formuluar me celulozë bamboo-je. Kjo maskë është krijuar posaçërisht për të ofruar qetësim të lëkurës së irrituar dhe asaj sensitive, dhe kjo falë formulimit me ekstrakt të lules Leontopodium Alpinum Callus dhe ekstrakt të fermentuar të lules Lactobacillus/Eriodictyon Californicum. Nga ana tjetër kjo maskë ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës e cila krijon më shumë rezistencë ndaj agjentëve të jashtëm mjedisorë. Esenca e kësaj maske e cila vjen në trajtë serumi të emulsifikuar është i formuluar me 19 lloje të ndryshme aminoacidesh, peptide, adenosine dhe kolagjen të hidrolizuar kujdeset për trajtimin e shenjave të moshës dhe rritjen e elasicitetit të lëkurës. Kjo maskë është e formuluar edhe me niacinamide falë të cilave ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës dhe tkurr poret. Pra gjithçka ka nevojë lëkura, në vetëm një maskë. 

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, vajra esencial.

 *25ml
*1 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

aminoacide, peptide, niacinamide, ekstrakt centella asiatica, kolagjen i hidrolizuar

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Cetearyl Alcohol, Squalane, Hydroxyacetophenone, Glycerin, Hydrogenated Lecithin, C12-16 Alcohols, 1,2-Hexanediol, Dimethicone, Arginine, Carbomer, Butylene Glycol, Propanediol, Palmitic Acid, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Cinnamomum Cassia Bark Extract, Origanum Vulgare Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Hydroxyethyl Urea, Betaine, Bifida Ferment Filtrate, Xylitylglucoside, Adenosine, Disodium EDTA, Anhydroxylitol, Xylitol, Hydrolyzed Collagen, Tocopheryl Acetate, Vitex Agnus Castus Extract, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Lactobacillus/Eriodictyon Californicum Ferment Extract, Milk Protein Extract, Fragrance, Leontopodium Alpinum Callus Culture Extract, Sodium Hyaluronate, Glucose, Rosa Rugosa Leaf Extract, Melissa Officinalis Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Pentylene Glycol, Glycine, Portulaca Oleracea Extract, Serine, Glutamic Acid, Ethylhexylglycerin, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Tyrosine, Phenylalanine, Proline, Threonine, Valine, Isoleucine, Histidine, Cysteine, Methionine, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL A:PE Proatin Mask

500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI