I DEW CARE Soft Silicone Face Mask Brush Applicator është një furçë prej silikoni e përshtatshme për aplikimin e trajtimeve të ndryshme të fytyrës, si p.sh.: maskat e ndryshme me shpëlarje. Spatula e kësaj furçe arrin të përhapë në mënyrë të barabartë çdo produkt, që do të aplikoni mbi lëkurë pa humbur asgjë prej tij. Përveçse e lehtë, komode dhe efikase kjo spatulë është edhe shumë higjenike, pasi mund të shpëlahet lehtësisht pas çdo përdorimi, duke mos krijuar baktere në të.

*Ky produkt është një fitues i çmimit HerCampus College Beauty në vitin 2021.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.

Përdoreni spatulën e furçës për të aplikuar produktet e ndryshme mbi lëkurë, dhe me skajin e saj për t'i larguar ato, si p.sh: maskat e ndryshme të argjilës. Pas çdo përdorimi pastrojeni dhe ruajeni në një vend të thatë.

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Soft Silicone Face Mask Brush Applicator

500 ALL 1,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI