MARY & MAY Idebenone + Blackberry Complex Serum
MARY & MAY Idebenone + Blackberry Complex Serum
Nëse problematika juaj kryesore janë shenjat e moshës, Mary & May Idebenone + Blackberry Complex Serum është produkti që po i mungon rutinës tuaj! Ky serum është i formuluar me 1000ppm idebenone i cili ka efekt antioksidues në lëkurë 4 herë më shumë se vitamina C dhe koenzima Q10, dhe mbron lëkurën nga radikalet e lira. Ndërsa formulimi me 20% kompleks të manaferrës së zezë, i cili përmban antocianinë parandalon shenjat e avancuara të moshës. Që në momentin e parë të aplikimit do të vëreni hidratim dhe butësi të lëkurës tuaj, ndërsa më pas do të shikoni një shkëlqim natyral. Ky serum ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës duke i dhuruar asaj shëndet për së brëndshmi. Ky serum ka një ngjyrë karakteristike portokalli, por mos u shqetësoni pasi nuk përmban aspak ngjyrues artificial, por është ngjyra natyrale e përbërësit idebenone. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë mature. Ky serum është jokomedogjenik dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra artificale.
*30ml/80ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
idebenone, kompleks Blackberry
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract (67,500ppm), Euterpe Oleracea Fruit Extract (67,500ppm), Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract (67,500ppm), Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydroxydecyl Ubiquinone (1000ppm), Hydrogenated Lecithin, Arginine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol
Marka
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.

MARY & MAY Blackberry Complex Glow Wash Off Pack
MARY & MAY Blackberry Complex Glow Wash Off Pack
MARY & MAY Blackberry Complex Glow Wash Off Pack është maskë me shpëlarje me përbërje argjile, e formuluar me përbërës të pasur antioksidantë për të ofruar përfitime kundër plakjes, duke e lënë lëkurën të lëmuar dhe të butë. Kombinimi me argjilën e bardhë amazoniane dhe argjilën rozë do të eksfoliojnë butësisht lëkurën, duke thithur papastërtitë e saj për një strukturë të pastër të lëkurës. Ndërsa, formulimi me pluhur Blackberry i pasur me antocianinë do të pastrojnë lëkurën tuaj nga faktorët e jashtëm të dëmshëm që mund të shkaktojnë plakje të parakohshme. Nga ana tjetër ekstrakti i gjetheve të nasturtiumit, acidi hialuronik, çaji i zi dhe ekstrakti i leshterikëve do të lëjnë efekte shtesë ndriçuese, hidratuese dhe ushqyese. Konsistenca e maskës është e butë dhe përhapet butësisht në lëkurë, duke mos krijuar aspak irritim të saj. Dhe menjëherë pasi t'a keni shpëlarë maskën, do ta ndjeni lëkurën të butë dhe të pastër se kurrë më parë! Maska është e përshtatshme për lëkurë të thatë dhe i adresohet shenjave të moshës.
Formula e saj është jokomedogjenike, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.
*125gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të thatë, sidomos në zonat me pore më të zmadhuara. Mbajeni maskën për 10-15 min. Më pas, masazhoni lehtësisht lëkurën me lëvizje rrethore me ujë të vakët dhe të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Pluhur Blackberry, ekstrakt i gjetheve të nasturtiumit, acidi hialuronik, çaji i zi dhe ekstrakt i leshterikëve.
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Kaolin, Glycerin, Bentonite, 1,2-Hexanediol, Dipropylene Glycol, Western Raspberry Extract, Kelp Extract, Nasturtium Leaf Extract, Black Tea Extract, Hydrogenated Lecithin, Butylene Glycol, Xanthan Gum, Sweet Almond Shell Powder, Allantoin, Fructo-oligosaccharides, Maniquagan Clay, Beta-glucan, Canadian Colloidal Clay, Tocopherol, Yeast Fermentation Filtrate, Illite, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Montmorillonite, Fragrance, Ethylhexylglycerin, Black Iron Oxide, Red Iron Oxide