CLIO Pre-Step Moist Primer është një primer hidratues, i cili zbut lëkurën tuaj duke ofruar një hidratim të thellë, gati për fillimin e rutinës së grimit. I mbushur me kolagjen, ky produkt do të ndihmojë në mbajtjen e lagështisë për një kohë të gjatë dhe ndihmon që lëkura juaj të duket më e lëmuar. Gjithashtu, përbërja me ar të pastër, ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës dhe përkujdeset për shenjat e moshës duke i falur shkëlqim e merituar lëkurës suaj. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për lëkurë të thatë.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: vajra esencial, paraben, alkool, fragrancë artificiale.

*30ml

Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, dhe përpara fondatinës, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Lista e plotë e përbërësve

Cyclopentasiloxane, Dimethicone, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Isododecane, Isononyl Isononanoate, Mica (CI 77019), Cyclohexasiloxane, Silica, Polymethyl Methacrylate, Titanium Dioxide (CI 77891), Dimethicone Crosspolymer, Phenoxyethanol, Tocopheryl Acetate, Aluminum Hydroxide, Stearic Acid, Iron Oxides (CI 77492), Hydrogenated Lecithin, Fragrance, Iron Oxides (CI 77491), Coral Powder, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Iron Oxides (CI 77499), Triethoxycaprylylsilane

CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.

CLIO Pre-Step Moist Primer

2,500 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI