IUNIK Tea Tree Relief është një toner shumë hidratues dhe qetësues. I formuluar me 67% ujë nga gjethja e pemës së çajit, i njohur për përfitimet e tij anti-inflamatore dhe antimikrobike. Përmban gjithashtu 19.5% ujë nga gjethja e bimës Centella Asiatica për riparimin e barrierës së dëmtuar, për të qetësuar skuqjen , si dhe 6 ekstrakte nga familja e lakrës, duke siguruar lagështi dhe ushqyerje të lëkurës. Vitamina B3 (niacinamide) dhe adenosinë janë të pranishme për të rritur shkëlqimin e lëkurës dhe për të përmirësuar shenjat e moshës. I përshatshëm për lëkurën e yndyrshme dhe atë sensitive.

*200ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit “magjik”

67% ujë nga gjethja e pemës së cajit, 19.5% ujë nga gjethja e bimës Centella Asiatica, 6 ekstrakte të bimës së lakrës

Lista e plotë e përbërësve

Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Centella Asiatica Leaf Water, Butylene Glycol, Niacinamide, Glycerin, Water, parfum/fragrance,1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Betaine, Sodium Hyaluronate, Polyglyceryl-4 Caprate, Caprylyl Glycol, Portulaca Oleracea Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Medicago Sativa (Alfalfa) Extract, Brassica Oleracea Capitata (Cabbage) Leaf Extract, Triticum Vulgare (Wheat) Germ Extract, Brassica Campestris (Rapeseed) Extract, Raphanus Sativus (Radish) Seed Extract, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Dipotassium Glycyrrhizate, Aloe Barbadensis Leaf Exctract, Pentylene Glycol, Aspalathus Linearis Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Commiphora Myrrha Resin Exctract, Perilla Frutscens Leaf Exctract, Yucca Schidigera Root Exctract, Limonene

Emri i markës së njohur koreane IUNIK është një akronim që qëndron për:

I- ideal (ideal)

U- unique (unik)

N- natural (natyral)

I-ingredients (përbërës)

K- know how to (të dish si)

E tillë është filozofia e IUNIK që në thelbin e saj do të thotë: “Të dish si të zhvillosh produktet më të mira që janë ideale për lëkurën, unike dhe efektive, me origjinë natyrale dhe me përbërës të sigurtë”.  Përmes inovacionit dhe hulumtimeve të vazhdueshme, IUNIK synon krijimin dhe sigurimin e produkteve që i përgjigjen një tipologjie të caktuar të lëkurës apo një problematike të saj. Një vlerë e shtuar e këtyre produkteve është raporti i drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimit të arsyeshëm.

 

IUNIK Tea Tree Relief Toner

2,100 ALL 2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI