DR JART Dermask Ultrajet Porecting Solution™, është sheet mask (maskë pëlhure) e njomur në esencë. Është një nga maskat më inovative që nuk mendojmë se e keni provuar më parë, sepse nëpërmjet saj do të mund të pastroni poret plotësisht, dhe shpërbën pikat e zeza. Këtë e realizon falë flluskave eferveshente të oksigjenit.  Shtresa e saj prej karboni të aktivizuar mbështjell lëkurën me një efekt detoksifikues dhe purifikues duke kontrolluar prodhimin e tepërt të sebumit. Lëkura do të ndihet e freskët, e pastër dhe rrëzëllitëse. Është maska perfekte për një natë "sleepover" me shoqet. E përshtatshme për çdo tip lëkure, sidomos për atë të yndyrshme dhe me tendencë akneike.

*28gr
*1 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni me kujdes maskën dhe pasi të largoni filmin ( shtresën sipërfaqësore ) nga maska, vendoseni me kujdes në fytyrë.  Mbajeni të vendosur 10-20 minuta.
Këshillë: Pasi e keni vendosur në fytyrë maskën dhe shikoni që fillon të nxjerrë shkumë, përpiquni të masazhoni për të provokuar më shumë shkumë. Kjo e bën pastrimin e poreve më efektiv. 

Përbërësit "magjik"

ekstrakt nga pema e Soapberry (Saponina), shtresa e karbonit të aktivizuar, 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Methylpropanediol, Glycerin, Ethyl Perfluoroisobutyl Ether, Ethyl Perfluorobutyl Ether, Sapindus Mukorossi Fruit Extract, Acrylates Copolymer, Betaine, Hydroxyacetophenone, Polyacrylamide, C13-14 Isoparaffin, Tromethamine, Dimethicone, Allantoin, Laureth-7, 1,2 Hexanediol, Ethylhexyglcerin, Adenosine, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Oil, Butylene Glycol, Lonicera Japonica (Honeysuckle) Flower Extract, Polyglyceryl-10 Stearate, Lonicera Caprifolium (Honeysuckle) Flower Extract, Disodium EDTA, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Rhus Semialata Gall Extract, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Althaea Rosea Flower Extract, Hydrogenated Lecithin, Caffeine, Alcohol, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Caning Odonata Flower Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Propanediol, Lecithin, Pistachio Lentiscus (Mastic) Gum, Rosa Damascena Flower Oil, Melaleuca Viridiflora Leaf Oil, Butyl Avocadate, Iris Ensata Extract, Maltodextrin, Mooring Pterygosperma Seed Extract, Asparagus Officinalis Stem Extract, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Calcium Clubonate, Gluconolacctone, Potassium Sorbet, Sodium Benzoate, Propyl Gallate.

Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.

DR. JART+ Dermask Ultrajet Porecting Solution (1.pc)

390 ALL 650 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI