COSRX AC Collection Blemish Care Sheet Mask është maskë prej pëlhure e njomur në esencë që i adresohet një lëkure me imperfeksione siç janë aknet dhe shenjat e krijuara nga ato. Përbërja e saj e veçantë është shumë efektive në zbehjen e njollave falë formulimit me niacinamide dhe arbutine. Pëlhura e kësaj maske e krijuar me 3 shtresa, siguron që këta përbërës të përthithen në çdo pjesë të fytyrës. Përveç njëtrajtësimit të tonalitetit të lëkurës, kjo maskë ndihmon në tkurrjen e madhësisë së poreve. Nga ana tjeter përbërja me ekstrakte të pemës së çajit qetëson inflamacionin në lëkurë në rast se keni akne aktive, ndërsa ektoina ju dhuron hidratim të thellë.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*26gr
*1 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni me kujdes maskën dhe pasi të largoni filmin ( shtresën sipërfaqësore ) nga maska, vendoseni me kujdes në fytyrë, duke hequr të dy filmat mbrojtës nga të dyja anët e maskës. Mbajeni të vendosur 10-20 minuta.

Përbërësit "magjik"

niacinamide, arbutine, ekstrakte të pemës së çajit

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Propanediol, Niacinamide, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, 1,2-Hexanediol, Hexylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Hydroxyethylcellulose, Arginine, Allantoin, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Dipotassium Glycyrrhizate, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Polyglyceryl-10 Myristate, Polyglyceryl-10 Laurate, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Ectoin, Arbutin, Asiaticoside, Dextrin, Asiatic Acid, Madecassic Acid

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

 


COSRX AC Collection Blemish Care Sheet Mask (1.pc)

650 ALL 800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI