IUNIK Centella Calming Gel Cream është një krem hidratues pa përbërje vajore i cili i jep lëkurës freski dhe elasticitet. I formuluar me 70% ujë nga gjethja Centella Asiatica, 10% ujë nga gjethja e pemës së çajit si dhe 6 lloje ekstrakte të lakrave. Ky hidratues në formë xheli qetëson lëkurën e ndjeshme duke e mbrojtur nga agresorët e jashtëm!

I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, sidomos për atë të yndyrshme, sensitive dhe me tendencë akneike.

*60ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit “magjik”

ujë nga gjethja Centella Asiatica, ujë nga gjethja e pemës së çajit

Lista e plotë e përbërësve

Centella Asiatica Leaf Water, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Butylene Glycol, Aqua, Niacinamide, Methyl Trimethicone, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Caprylyl Glycol, Dimethicone, Dimethicone/Vinyl Dimethicone, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Isopropyl Myristate, Aspalathus Linearis Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Brassica Campestris (Rapeseed) Extract, Yucca Schidigera Root Extract, Commiphora Myrrha Resin Extract, Perilla Frutescens Leaf Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Ethylhexylglycerin, Triticum Vulgare (Wheat) Germ Extract, Brassica Oleracea Capitata (Cabbage) Leaf Extract, Medicago Sativa (Alfalfa) Extract, Raphanus Sativus (Radish) Seed Extract,  Limonene, Linalool

Emri i markës së njohur koreane IUNIK është një akronim që qëndron për:
I- ideal (ideal)
U- unique (unik)
N- natural (natyral)
I-ingredients (përbërës)
K- know how to (të dish si)

E tillë është filozofia e IUNIK që në thelbin e saj do të thotë: “Të dish si të zhvillosh produktet më të mira që janë ideale për lëkurën, unike dhe efektive, me origjinë natyrale dhe me përbërës të sigurtë”.  Përmes inovacionit dhe hulumtimeve të vazhdueshme, IUNIK synon krijimin dhe sigurimin e produkteve që i përgjigjen një tipologjie të caktuar të lëkurës apo një problematike të saj. Një vlerë e shtuar e këtyre produkteve është raporti i drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimit të arsyeshëm.

Customer Reviews

Based on 3 reviews Write a review

IUNIK Centella Calming Gel Cream

1,700 ALL 2,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI