Pastrues fytyre vajor

Larës vajor me përbërje prej 94% vajrash natyral, i pasur me 6 lloje të tillë. Rolin kryesor në këtë produkt e luan vaji esencial i lules Calendula, i cili ofron pastrim të thellë të poreve të lëkurës nga çdo papastërti e sebumit të tepërt, e makeup-it, kremit mbrojtës ndaj diellit si dhe nga pluhuri i ambjentit ku jeni ekspozuar. Ky larës vajor gjithashtu, ndihmon në shpërbërjen e pikave të zeza, duke e lënë lëkurën të pastër, të lëmuar dhe të hidratuar.

*200ml

Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

Përbërësit "magjik"

vaji esencial i lules Calendula, vaji i farave të Jojoba-s, vaji i Arrave Macadamia, vaj kamomili

Lista e plotë e përbërësve

Helianthus Annuus Seed Oil, Canola Oil, Calendula Officinalis Flower Extract, Sorbeth-30 Tetraoleate, Madacamia Ternifolia Seed Oil, Simmondsia Chinensis Seed Oil,  Sorbitan Sesquioleate, Tocopherol, Dimethicione, Cananga Odorata Flower Oil

Emri i markës së njohur koreane IUNIK është një akronim që qëndron për:

I- ideal (ideal)

U- unique (unik)

N- natural (natyral)

I-ingredients (përbërës)

K- know how to (të dish si)

E tillë është filozofia e IUNIK që në thelbin e saj do të thotë: “Të dish si të zhvillosh produktet më të mira që janë ideale për lëkurën, unike dhe efektive, me origjinë natyrale dhe me përbërës të sigurtë”.  Përmes inovacionit dhe hulumtimeve të vazhdueshme, IUNIK synon krijimin dhe sigurimin e produkteve që i përgjigjen një tipologjie të caktuar të lëkurës apo një problematike të saj. Një vlerë e shtuar e këtyre produkteve është raporti i drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimit të arsyeshëm.

Customer Reviews

Based on 3 reviews Write a review

IUNIK Calendula Complete Cleansing Oil

2,200 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI