Nëse ju shqetësojnë qeskat në zonën poshtë syve së bashku me rrudhat & vijat e holla anash tyre, atëherë zgjidhja është kombinimi i këtye 2 produkteve fantastike të zonës rreth syve të markës KLAIRS! 

KLAIRS Fundamental Eye Awakening Gel

Përmban kafeinë dhe ekstrakt nga fasulet e kuqe, që luajnë rolin kryesor në qetësimin dhe shfryrjen e qeskave poshtë syve. Gjithashtu, përmirëson dhe zbeh rrathët e zinj dhe tonin e lëkurës. Përthithet shumë shpejt dhe do të ndjeni një ndjesi të freskët dhe shumë hidratuese gjatë gjithë ditës!

*35ml

KLAIRS Fundamental Nourishing Eye Butter

Ka një konsistencë shumë të veçantë në formë gjalpi. Përmban vaj nga farat e lulediellit, i pasur në vitaminë A dhe E, duke e mbrojtur lëkurën e hollë rreth zonës së syve, si edhe peptide, që përmirësojnë shenjat e moshës. Ka veti të fuqishme anti-oksidante dhe hidratuese, duke përmirësuar dukshëm vijat e holla dhe elasticitetin e lëkurës. Edhe pse ka formë prej gjalpi, arrin të përthithet mjaft shpejt nga lëkura dhe mund të përdoret edhe poshtë makeup-it.

*20gr

Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikoni 2 sprucime të kremit KLAIRS Fundamental Eye Awakening Gel lehtësisht në zonën rreth syve, dhe më pas sipër tij aplikoni kremin KLAIRS Fundamental Nourishing Eye Butter.

KLAIRS Fundamental Eye Awakening Gel

Përbërësit "magjik"

kafeinë, ekstrakt nga fasulet e kuqe

Lista e plotë e përbërësve

Aqua(Water), Glycerin, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Portulaca Oleracea Extract, Sodium PCA, Propanediol, Argania Spinosa Kernel Oil, Carbomer, Simmondsia Chinensis Seed Oil, Tocopherol, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Laurate, Tromethamine, Hydroxyethylcellulose, Phaseolus Angularis Seed Extract, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Perilla Frutescens Extract, Chaenomeles Sinensis Fruit Extract, Cinnamomum Cassia Bark Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Sodium Nitrate, Artemisia Princeps Leaf Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Caprylyl/Capryl Glucoside, Chrysanthellum Indicum Extract, Sorbitan Isostearate, GIyoxal, Caffeine, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Oligopeptide-29, Oligopeptide-32

KLAIRS Fundamental Nourishing Eye Butter

Përbërësit "magjik"

vaj nga farat e lulediellit

Lista e plotë e përbërësve

Aqua(Water), Glycerin, Stearic Acid, 1,2-Hexanediol, Helianthus Annuus Hybrid Oil, Betaine, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Panthenol, Glyceryl Stearate, Cetearyl Alcohol, Propanediol, Ethylhexylglycerin, Hydrogenated Lecithin, Phaseolus Angularis Seed Extract, Melia Azadirachta Leaf
Extract, Capryly/Capryl Glucoside, Melia Azadirachta Flower Extract, Sorbitan Isostearate, Curcuma Longa Root Extract, Arachidic Acid, Palmitic Acid, Chaenomeles Sinensis Fruit Extract, Cinnamomum Cassia Bark Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Caffeine, Sodium Hyaluronate, Oleic Acid, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Artemisia
Princeps Leaf Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Chrysanthellum Indicum Extract, Corallina Officinalis Extract, Pantolactone, Citric Acid, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Oligopeptide-29,Oligopeptide-32.

Klairs është një markë e cilësisë së lartë në botën e K-beauty, pjesë e gjigandit të kozmetikës, Wishtrend. Që prej krijimit të saj në vitin 2010, ajo i ka qëndruar besnike filozofisë "Simple, but enough!" (E thjeshtë, por mjaftueshëm!). Kjo markë ka besimin se edhe produktet me formulime të thjeshta dhe pa përbërës të dëmshëm, sjellin rezultate të shkëlqyera për të gjitha tipet e lëkurës. Përbërja e tyre është hipoalergjike dhe të gjitha këto produkte janë të përshtatshme për lëkurën me sensitivitet të lartë. Ndër vite, Klairs ka fituar popullaritet të lartë falë fjalëve të mira të thëna nga konsumatorë që mbeten gjithmonë të kënaqur. Pa harruar këtu dhe një pikë tjetër të fortë, raportin e drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimeve të arsyeshme të produkteve të saj. Gjithashtu Klairs është një nga markat më miqësore me mjedisin dhe kafshët, sepse prodhon produkte vegane, të pa testuara në kafshë dhe e nënvizon gjithmonë faktin se ky koncept abuziv është i gabuar e duhet luftuar. Ka fituar 20 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembuj të këtij suksesi janë: toneri “Supple Preparation Facial Toner” dhe serumi me vitaminë C “Freshly Juiced Vitamin Drop”, ku secili prej tyre është shitur me mbi 1 milion herë. 

 

KLAIRS Fundamental Eye Awakening Gel & Nourishing Eye Butter

5,700 ALL 7,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI