IUNIK Centella Calming Daily Sunscreen SPF50+ PA++++ është krijuar për t'u aplikuar çdo ditë në lëkurë, duke luajtur më së miri rolin e kremit hidratues gjatë ditës. Kjo SPF përmban 49% ekstrakt të bimës centella asiatica, për të ofruar hidratim të thellë dhe qetësim të menjëhershëm të lëkurës që në momentin e parë të aplikimit. Kremi është është i formuluar me filtra mbrojtës kimik organik SPF50+ PA++++, me mbrojtje maksimale për lëkurën ndaj rrezeve të dëmshme UVA dhe UVB. Nga ana tjetër ky krem përmban beta glucan për të bërë të mundur hidratimin e thellë të lëkurës, dhe adenosine e cila kujdeset për shenjat e moshës. Ndërsa formulimi me niacinamide bën të mundur zbehjen e njollave kafe dhe ndihmon në tkurrjen e madhësisë së poreve. Kjo SPF nuk përmban aspak fragrancë artificiale, çka e bën të përshtatshme dhe ideale për të gjitha lëkurat sensitive. Konsistenca e saj është e lehtë dhe nuk lë aspak njollë të bardhë. Përthithet menjëherë nga lëkura, pa e rënduar aspak këtë të fundit. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës dhe e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e saj është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.

*50ml

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i bimës centella asiatica, adenosine, beta glucan, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Centella Asiatica Extract(49%), Water, Dibutyl Adipate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Ethylhexyl Triazone, Glycerin, Niacinamide, Polymethyl Methacrylate, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Polysilicone-15, 1,2-Hexanediol, Beta-Glucan, Allantoin, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Arachidyl Alcohol, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Sorbitan Sesquioleate, Behenyl Alcohol, Decyl Glucoside, Caprylyl Glycol, Arachidyl Glucoside, Hydroxyacetophenone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Carbomer, Polyacrylate Crosspolymer-6, Adenosine, Dipotassium Glycyrrhizate, Glucose, t-Butyl Alcohol, Xanthan Gum, Tromethamine, Disodium EDTA

Emri i markës së njohur koreane IUNIK është një akronim që qëndron për:

I- ideal (ideal)

U- unique (unik)

N- natural (natyral)

I-ingredients (përbërës)

K- know how to (të dish si)

E tillë është filozofia e IUNIK që në thelbin e saj do të thotë: “Të dish si të zhvillosh produktet më të mira që janë ideale për lëkurën, unike dhe efektive, me origjinë natyrale dhe me përbërës të sigurtë”.  Përmes inovacionit dhe hulumtimeve të vazhdueshme, IUNIK synon krijimin dhe sigurimin e produkteve që i përgjigjen një tipologjie të caktuar të lëkurës apo një problematike të saj. Një vlerë e shtuar e këtyre produkteve është raporti i drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimit të arsyeshëm.

 

IUNIK Centella Calming Daily Sunscreen SPF50+ PA++++

1,600 ALL 2,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI