INNISFREE Derma Formula Green Tea Probiotics Cream është një krem hidratues i fuqishëm që ndihmon në rigjenerimin dhe forcimin e barrierës së lëkurës. Lactobacillus (probiotik) dhe ceramide nga Çaji Jeshil, mbrojnë lëkurën nga agresorët e jashtëm si ndotja e ambjentit dhe ndryshimet klimatike. Efektet e këtij hidratuesi nuk mbeten këtu, sepse ai ndihmon në zbehjen e njollave dhe rrit elasticitetin e lëkurës. Jo vetëm kaq, por lëkurën do ta ndjeni të freskët për plot 48 orë.

Formula i tij është e pa testuar në kafshë dhe nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, alkool, silikon dhe alergjenë EU.

*50ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

ceramide nga Çaji Jeshil, lactobacillus nga Çaji Jeshil (probiotik)

Lista e plotë e përbërësve

Water/Aqua/Eau, Butylene Glycol, Squalane, Glyc-Erin, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Behenyl Alcohol, Hydroxypropyl Bispalmitamide Mea, C14-22 Alcohols, Hydroxypr-Opyl Bislauramide Mea, Stearic Acid, 1,2-Hexanediol, Palmitic Acid,Cholesterol, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyltaurate Copolymer, C12-20 Alkyl Glucoside, Camellia Sinensisseed Extract, Tromethamine, Glyceryl Caprylate, Dextrin, Cera-Mide Np, Ethylhexylglycerin, Sorbitan Isostearate, Phytosphin-Gosine, Disodium Edta, Hydrogenated Lecithin, Myristic Acid, Ara-Nse Lacioracul Us Ferment Lysate, Tocopherol

INNISFREE është markë koreane pjesë e kompanisë më të madhe të Industrisë së Bukurisë në Korenë e Jugut, Amore Pacific. Emri i markës INNISFREE është marrë nga poema lirike "The lake isle of Innisfree" e poetit William Butler Yeats. Kjo poemë shpreh nevojën e personazhit për tu larguar nga qendrat e zhvilluara urbane, për të gjetur paqen dhe lumturinë e munguar e për të shijuar frytet e natyrës së begatë të një ishulli.

Themeluesi i saj Sunghwan Suh, e kaloi fëmijërinë duke parë nënën e tij që prodhonte produkte artizanale kozmetike, e kështu u rrit me dashurinë dhe përkushtimin për përbërësit natyralë që ndihmojnë lëkurën. Ishullin e tij të ëndrrave “Innisfree” e gjeti në ishulli Jeju, në Korenë e Jugut. Në këtë ishull ai ndërtoi fermën e tij sepse gjeti një ekosistem të veçantë me burime të pasura ushqyese për lëkurën falë: ajrit të pastër, ujit të pasur me minerale, tokës së përbërë nga hiri vullkanik, nivelit të duhur të reshjeve dhe temperaturave optimale.  Kjo është edhe filozofia që qëndron në krijimin e produkte të markës INNISFREE, me përbërje të pastra të ekstraktuara me metoda të veçanta që sigurojnë formulime inovative për t’iu adresuar të gjitha problematikave të lëkurës pa përdorur në to përbërës dhe konservantë të rrezikshëm.

INNISFREE Derma Formula Green Tea Probiotics Cream

2,400 ALL 3,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI