NINELESS Breworks Hair Boost Tonic premton flokë të shëndetshëm dhe plot volum. Nëse keni problematikë me sebumin e tepërt, skalpin e irrituar, apo rënie të flokëve, ky tonik është zgjidhja e duhur që duhet të shtoni në rutinën e përkujdesjes së flokëve. Ky tonik është i formuluar me 200,000ppm maja birre e cila është burimi më i pasur me biotinë! Biotina ndihmon në ndalimin e rënies së flokut, rritjen e tyre, volumizimin, forcimin dhe trashjen që nga rrënja e deri te maja. Nga ana tjetër formulimi me acid salicilik mban në kontroll irritimet e ndryshme të skalpit, duke ofruar qetësim të menjëhershëm. Ky tonik siguron lagështi dhe përmirëson strukturën e flokut të dëmtuar falë formulimit me panthenol. Përmbajtja me mente ul temperaturën në vatrat e nxehta të skalpit, e cila është një nga shkaqet e rënies së flokëve. Ndërsa përmbajtja me argininë, është një aminoacid i cili ka efekte të jashtëzakonshme në rritjen dhe rigjenerimin e flokëve. Si një pararendës i oksidit të azotit, ky përbërës ka rëndësi "jetike" në rritjen e flokëve.Formulimi me ekstrakt të bimës centella asiatica ushqen folikulat e flokut në rrënjë, ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe lejon rrjedhjen e duhur të oksigjenit dhe lëndëve të tjera ushqyese në skalp. Ndërsa formulimi me allantoin parandalon kruarjet dhe ofron hidratim të thellë. Kjo ampulë gjithashtu është i formuluar me kompleksin Yuk-mi-ji-hwang (6 lloje të ndryshme ekstraktesh bimore), ku baza e tyre është ginseng-u i cili nxit rritjen dhe daljen e flokëve të reja.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificale. 

*100ml

Tundeni shishen përpara përdorimit dhe aplikojeni pas larjes së flokut. Sprucojeni tonikun afër skalpit që të shpërndahet në çdo pjesë të tij. Më pas masazhojeni butësisht me mollëzat e gishtave. Mund të përdoret dhe në flokë të thatë.

Përbërësit "magjik"

maja e birrës, acid salicilik, panthenol, mente, arginine, ekstrakt centella asiatica, allantoin, kompleksi Yuk-mi-ji-hwang (6 lloje ekstraktesh të ndryshme bimore)

Lista e plotë e përbërësve

Saccharomyces Cerevisiae Extract(200,000ppm), Water, Alcohol, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Polysorbate 80, Glycerin, Menthol, Arginine, Salicylic Acid, Panthenol, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Fragrance, Allantoin, Chamaecyparis Obtusa Water, Centella Asiatica Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Rehmannia Chinensis Root Extract, Alisma Orientale Tuber Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Poria Cocos Sclerotium Extract, Rosa Centifolia Flower Water, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Water, Coix Lacryma-Jobi Ma-yuen Seed Extract, Morus Alba Bark Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Houttuynia Cordata Extract, Avena Sativa (Oat) Protein Extract

Marka koreane e kujdesit për flokët NINELESS i jep përparësi efikasitetit të përbërësve dhe formulimeve të saj për të ofruar produkte shumë efektive për kujdesin e flokëve. Marka koreane përdor teknologji dhe kërkime të avancuara kur zhvillon produkte për kujdesin e flokëve dhe artikujt vijnë në paketim minimalist. Qasja e saj për kujdesin e flokëve është të përfshijë të paktën nëntë përfitime në formula duke përjashtuar të paktën nëntë përbërës të dëmshëm, dhe produktet plotësojnë nevojat e ndryshme të flokëve dhe kokës. Artikujt më të shitur të NINELESS përfshijnë shampon për pastrimin e kokës Magic Nine Perlite, Essence ushqyese intensive të flokëve të përditshme dhe shampo ushqyese intensive të përditshme. Të gjitha produktet janë 100% të prodhuara në Kore.

 

NINE LESS Breworks Hair Boost Tonic

2,000 ALL 2,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI