Përjetoni një ndjesi të vërtetë relaksimi dhe freskie me larësin e trupit NARD Refreshing Perfumed Body Wash White Musk. Ky larës i jashtëzakonshëm e transformon rutinën tuaj të përditshme të kujdesit në një ritual luksoz dhe aromatik, duke pastruar butësisht lëkurën dhe dhuruar një aromë të mrekullueshme të myshkut të bardhë. Formulimi i tij i pasur dhe kremoze jo vetëm që pastron në mënyrë efektive, por gjithashtu mban lëkurën të hidratuar dhe të qetësuar, duke parandaluar irritimet dhe thatësinë. Ekstraktet natyrale të pemës së çajit dhe ekstrakt i gjetheve të eukaliptit,  qetësojnë lëkurën dhe relaksojnë mendjen, duke ju mbushur me energji pozitive për gjithë ditën. Pas çdo përdorimi, lëkura juaj do të ndihet më e butë, më e freskët dhe e parfumuar delikatisht. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë më sensitive, ky larës trupi siguron një eksperiencë të pasur dhe të përkëdhelur që nuk do ta harroni lehtë.

Për efekt maksimal sugjerojmë kombinimin me:NARD Refreshing Perfumed Body Lotion White Musk!

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, vajra artificial dhe natyral.

 *1000ml

Masazhojeni butësisht mbi lëkurën e lagur me duar ose sfungjer trupi, dhe më pas shpëlajeni.

Përbërësit "magjik"

myshk, ekstraktet natyrale të pemës së çajit, ekstrakt i gjetheve të eukaliptit, 

Lista e plotë e përbërësve

Purified water, sodium lauresulfate, sodium chloridelau, Ramide diae, cocamido propyl betaine, sodium benzoate, fragrance, tetrasodium edtiae, citric acid, sodium citrate, linalool, coco-glucoside, butylene glaIkol, 1,2-hexanediol, jojoba seed oil, avocado oil, panthenol, olive oil, sunflower seed oil, coconut palm oil, camellia seed oil, shea butter, rose of yerico extract, rose Mari extract, apple extract, peppermint leaf extract, tea tree extract, eucalyptus leaf extract, lemon extract, bottleweed extract, ethylhexylglycerin, cypress rhizome/root extract (300 ppb), sodium hyaluronate, sodium hyaluronate cross polymer, potassium hyaluronate, hydroxypropyltrimonium hyaluronate, hydrated sodium high Alluonate, hydrolized hyaluronic acid, hyaluronic acid, pentylene glycol, sodium acetylated hyaluronate

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD Refreshing Perfumed Body Wash White Musk

2,000 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI