Përjetoni një ndjesi të vërtetë relaksimi dhe freskie me larësin e trupit NARD Refreshing Perfumed Body Wash Fresh Lavender. Ky larës i jashtëzakonshëm e transformon rutinën tuaj të përditshme të kujdesit në një ritual luksoz dhe aromatik, duke pastruar butësisht lëkurën dhe dhuruar një aromë të mrekullueshme të lavandre. Formulimi i tij i pasur dhe kremoze jo vetëm që pastron në mënyrë efektive, por gjithashtu mban lëkurën të hidratuar dhe të qetësuar, duke parandaluar irritimet dhe thatësinë. Nga ana tjetër, ekstraktet e bimëve, qetësojnë lëkurën dhe relaksojnë mendjen, duke ju mbushur me energji pozitive për gjithë ditën. Pas çdo përdorimi, lëkura juaj do të ndihet më e butë, më e freskët dhe e parfumuar delikatisht. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë më sensitive, ky larës trupi siguron një eksperiencë të pasur dhe të përkëdhelur që nuk do ta harroni lehtë.
Për efekt maksimal sugjerojmë kombinimin me: NARD Refreshing Perfumed Body Lotion Fresh Lavender.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, vajra artificial dhe natyral.
*1000ml
Masazhojeni butësisht mbi lëkurën e lagur me duar ose sfungjer trupi, dhe më pas shpëlajeni.
Përbërësit "magjik"
lavander
Lista e plotë e përbërësve
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.