Përveç pastrimit, zona femërore Y (intime) duhet të ruajë një nivel optimal pH, ndaj dhe kërkon përkujdesje me produkte me përbërje sa më të buta në formulimAROMATICA Dandelion Feminine Gel, është një larës në trajtë xheli, i cili ofron një pastrim të kujdesshëm dhe delikat të zonës femërore Y (intime). Është shumë e rëndësishme që të përdorni një larës të posaçëm, dhe jo larës të zakonshëm trupi apo sapun. Ky larës përmban dy lloje të baktereve biotikë, të cilët ofrojnë një mjedis të shëndetshëm, të cilët janë: probiotikët dhe prebiotikët. Këta të fundit ndihmojnë për ta mbajtur këtë zonë të pastër dhe të shëndetshme! Gjithashtu larësi përmban ekstrakt të lules Dandelion, që njihet për vetitë e tij në qetësimin e lëkurës madje edhe asaj të ndjeshme. Larësi mund të përdoret nga e gjithë familja, edhe nga fëmijët edhe nga meshkujt. 

Formula e tij është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*250ml

Aplikoni një sasi të konsiderueshme dhe masazhoni butësisht zonën Y. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Përbërësit "magjik"

Bifida Ferment Lysate, ekstrakt nga rrënja Taraxacum Officinale Rhizome

Lista e plotë e përbërësve

Aqua, Sodium Methyl Oleoyl Taurate(Plant-derived cleanser), Lauryl Glucoside(Corn-derived cleanser), Glycerin(Plant-derived moisturizer), Sodium Chloride(Edible salts), Dipropylene Glycol(Moisturizer), Hydroxyacetophenone(Antioxidant), Bifida Ferment Lysate(Fermentation moisturizer), Lactobacillus Ferment Lysate(Fermentation moisturizer), Caprylyl Glycol(Emollient), Lonicera Japonica Flower Extract, Taraxacum Officinale Rhizome/Root Extract, *Aloe Barbadensis Leaf Extract, Lactic Acid(Sugar cane-derived pH regulator), Sodium Sweetalmondamphoacetate(Almond-derived cleanser), Disodium EDTA(Stabilizer), Inulin(Polysaccharides moisturizer), 1,2-Hexanediol(Emollient), Alpha-Glucan Oligosaccharide(Plant-derived moisturizer), Maltodextrin(Polysaccharides moisturizer), Dipotassium Glycyrrhizate(Licorice-derived anti-irritation agent) *Organic raw material(s)

AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

AROMATICA Dandelion Feminine Gel

1,500 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI