Jeni lodhur nga flokët e dobët që ju këputen? Vitamina B5 & Biotina janë kombinimi perfekt për të ushqyer në thellësi rrënjën dhe gjithë flokun e dobët në tërësi. AROMATICA B5+BIOTIN Fortifying Shampoo ndihmon flokun e hollë dhe pa jetë, të forcohet e të shkëlqejë. Biotina është një vitaminë e tretshme në ujë që lidh proteinat me flokun. Acidi pantetonik, një ushqyes esencial për flokun e shëndetshëm, forcon rrënjën dhe ushqen skalpin. Panthenoli, si një derivat i vitaminës B5, bën kyçjen e lagështisë brenda skalpit dhe formon një barrierë mbrojtëse në sipërfaqe. Formulimi me ekstrakt të ushqimeve si: fasulet e zeza, orizi i zi, susami, patëllxhani, mani, fara e piperit, mandarina, mentja dhe kamomili, lë një ndjesi të freskët, aromë të ëmbël dhe një shkëlqim vezëllues! Për efekte maksimale sugjerohet të përdoret së bashku me balsamin e së njejtës linjë, AROMATICA B5+BIOTIN Fortifying Conditioner.

Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale, cocamidopropyl betaine dhe etanolamina, dhe është e patestuar në kafshë. 

*400ml

Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët. 

Përbërësit "magjik"

Vitamina B5 (acid pantothenic), Pro-Vitamina B5 (panthenol), Vitamina B7 (biotin), kompleksi i ushqimeve me ngjyrë të zezë

Lista e plotë e përbërësve

Aqua, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Sodium Cocoyl lsethionate, Lauryl Betaine, Sodium Methyl Oleoyl Taurate, Sodium Chloride, Erythritol, *Citrus Reticulata Peel Oil, Limonene, Polyquaternium-10, Caprylyi Glycol,12-Hexanediol, Butylene Glycol, Zingiber officinale root extract, Panthenol, llicium Verum Fruit Extract, Propanediol, *Abies Sibirica Oil, *Styrax Benzoin Gum, *Canarium Luzonicum Gum Oil, Oryza Sativa Extract, Glycine Soja Seed Extract, Calcium Pantothenate, Sesamum Indicum Seed Extract, Solanum Melongena Fruit Extract, Biotin, Morus Alba Fruit Extract, Piper Nigrum Seed Extract *Naturally found in essential oils

AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

AROMATICA B5+BIOTIN Fortifying Shampoo

2,200 ALL 2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI