Nëse dëshironi të flasim për hidratim të thellë në lëkurë, kjo maskë është gjithçka lëkura juaj ka nevojë! E njohur si një nga maskat “Bestseller” të DR. JART+, Dermask Water Jet Soothing Hydra Solution™ është e formuluar me aquaxyl, xylitol, aloe vera dhe phytoncides, që stimulojnë funksionin natyral të barrierës së lëkurës, duke qetësuar çdo parehati nga shpërthimet akneike, apo djegiet nga rrezatimi diellor gjatë ditëve të nxehta! Përbërja me fibra të imëta celuloze, ndihmon përbërësit e saj aktivë të depërtojnë thellësisht në lëkurë. Aquaxyl dhe xylitol forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke e lënë këtë të fundit gjithmonë të hidratuar. Aloe vera dhe phytonicdes sigurojnë freski të menjëhershme për të qetësuar skuqjen, dhe çdo irritim ndërsa pastrojnë lëkurën nga të gjitha papastërtitë. Ideale për përdorim pas plazhit! E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurave, sidomos për atë sensitive.


*25gr
*1 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni me kujdes maskën dhe pasi të largoni filmin ( shtresën sipërfaqësore ) nga maska, vendoseni me kujdes në fytyrë.  Mbajeni të vendosur 10-20 minuta.

Përbërësit “magjik”

aquaxyl, xylitol, aloe vera, phytoncides

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Butylene Glycol, Alcohol, Panthenol, Betaine, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Bambusa Vulgaris Extract, Pinus Densiflora Leaf Extract, Thuja Orientalis Extract, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Chlorphenesin, Hydroxyethylcellulose, Disodium EDTA, Xanthan Gum, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract, Schizandra Chinensis Fruit Extract, Coptis Japonica Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Caprylyl Glycol, 1,2-Hexanediol, Dipotassium Glycyrrhizate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium, Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Carbomer, Arginine, Citrus Grandis (Grapefruit) Seed Extract, Acorus Calamus Root Extract, Perilla Ocymoides Leaf Extract, Cyclopentasiloxane, Cyclohexasiloxane, PEG-10 Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Polyglutamic Acid, Methylpropanediol, Phenoxyethanol, Thymus Vulgaris (Thyme) Flower/Leaf Oil

Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.

DR. JART+ Dermask Water Jet Soothing Hydra Solution (1.pc)

600 ALL 650 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI