Vitamina B5 & Biotina janë kombinimi perfekt për të ushqyer në thellësi rrënjën dhe gjithë flokun e dobët në tërësi. AROMATICA B5+BIOTIN Fortifying Conditioner,  ndihmon flokun e hollë dhe pa jetë, të forcohet e të shkëlqejë. Biotina është një vitaminë e tretshme në ujë, që lidh proteinat me flokun. Acidi pantetonik, një ushqyes esencial për flokun e shëndetshëm, forcon rrënjën dhe ushqen skalpin. Panthenoli, si një derivat i vitaminës B5, bën kyçjen e lagështisë brenda skalpit dhe formon një barrierë mbrojtëse në sipërfaqe. Formulimi me ekstrakt të: fasuleve të zeza, orizit të zi, susamit, patëllxhanit, manit, farave të piperit, mandarinës, mentes dhe kamomilit, lënë një ndjesi të freskët, aromë të ëmbël dhe një shkëlqim vezëllues. Në vend të vajit të silikonit, përmban përbërës të sigurt që janë derivate nga bimët. Flokët pas aplikimit do t'i ndjeni të buta, të plota dhe të magjishme, për një kohë të gjatë! Për efekte maksimale sugjerohet kombinimi me shampoo-n e linjës AROMATICA B5+BIOTIN Fortifying Shampoo.

Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale dhe është e patestuar në kafshë.

*400ml

Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokëve. Lëreni 2-3 minuta dhe shpëlajni me ujë të vakët.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët. 

Përbërësit "magjik"

Vitamina B5 (acid pantothenic), Pro-Vitamina B5 (panthelon), Vitamina B7 (biotinë), kompleksi i ushqimit me ngjyrë të zezë.

Lista e plotë e përbërësve

Aqua, Cetearyl Alcohol, Glycerin, Glyceryl Stearate SE, Helianthus Annuus Seed Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Alcohol, Stearyl Alcohol, Behentrimonium Methosulfate, Propanediol, *Limonene, Polyquaternium-10, Citrus Nobilis Oil, *Citrus
Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Betaine, Zingiber Officinale Root Extract,
Ethylhexylglycerin, Panthenol, *Styrax Benzoin Gum, *Citrus Aurantium Bergamia Fruit Oil, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, 'Mentha Viridis Leaf Oil, Chamomilla Recutita Flower Extract, Verbena Officinalis Extract, Rosmarinus Officinalis Leaf Extract. Oryza Sativa Extract, Glycine Soja Seed Extract, Linalool, Calcium Pantothenate. Sesamum Indi-Cum Seed Extract, Solanum Melongena Fruit Extract, Biotin, Morus Alba Fruit Extract, Piper Nigrum Seed Extract, *Naturaly found in essential oils 

AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

AROMATICA B5+BIOTIN Fortifying Conditioner

2,200 ALL 2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI