CLIO Kill Cover Liquid Concealer, vjen në katër nuanca për t'iu përshtatur toneve të ndryshme të lëkurës, dhe i formuluar me pudër të lyer me mikro-veshje që krijon mbulim mesatar deri në të lartë me një përfundim mat. Tekstura e tij, përmban ekstrakte natyrale, të kombinuara me lëndë ushqyese, të cilët ndihmojnë në krijimin e një shtrese të përsosur në një aplikim të vetëm. Aplikuesi siguron që vetëm me një sasi shumë të vogël të arrijë të mbulojë: njollat, rrathët e zinjë, linjat e holla si edhe mund të përdoret gjithashtu për të theksuar dhe konturuar fytyrën tuaj. Gjithashtu, ja vlen të përmendet që formula e tij është jetëgjatë, i papërshkueshëm nga uji si edhe rezistent ndaj djersës.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

 *7g/0.24 oz

Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, dhe/ose fondatinën, aplikoni me pika zonën T (pjesa e ballit dhe poshtë syve) gjithashtu mund ta aplikoni edhe në zona të hiperpigmentuara për një mbulim më të thellë dhe natyral. Më pas, përhapeni duke përdorur sfungjerë, furçe ose gishtat. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Titanium Dioxide (CI 77891), Water, Cyclopentasiloxane, Phenyl Trimethicone, Mica (CI 77019), Butylene Glycol, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, PVP, PEG-10 Dimethicone, Iron Oxides (CI 77492), Barium Sulfate (CI 77120), Sodium Chloride, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Dimethicone, Aluminum Hydroxide, Triethoxycaprylylsilane, Iron Oxides (CI 77491), Disteardimonium Hectorite, Phenoxyethanol, Polysilicone-11, Methicone, Palmitic Acid, Chlorphenesin, Stearic Acid, Iron Oxides (CI 77499), Squalane, Myristic Acid, Centella Asiatica (Gotu Kola) Extract, Polygonum Cuspidatum (Japanese Knotweed) Root Extract, Scutellaria Baicalensis (Baikal Skullcap) Root Extract, Camellia Sinensis (Green Tea) Leaf Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract

CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.

CLIO Kill Cover Liquid Concealer

1,400 ALL 1,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI