{"title":"Cilin krem sysh te zgjedh?","description":null,"products":[{"product_id":"some-by-mi-retinol-intense-advanced-triple-action-eye-cream","title":"SOME BY MI Retinol Intense Advanced Triple Action Eye Cream","description":"\u003cp\u003ePërbërësi trend, pra më i kërkuar i kohëve të fundit dihet që është retinoli, si pasojë e efektit të tij në eleminimin e vijave të holla apo rrudhave, por vitamina A dihet që është një përbërës shumë i fuqishëm, disi dhe agresiv, që krijon ndjeshmëri në lëkurë. Kremi i sapo dalë në treg SOME BY MI Retinol Intense Advanced Triple Action Eye Cream është zgjidhja ideale sepse ka një formulë specifikisht të zhvilluar për lëkurë shumë të hollë dhe delikate siç është ajo e zonës rreth syve. Ky krem përmban Retinol (0.1%), kolagjen dhe peptide që duke bashkëvepruar me njëra tjetrën në një përbërje krijojnë një strukturë shumë të qëndrueshme dhe pothuajse aspak irrituese për lëkurën. Gjithashtu ky krem përmban panthenol dhe cica (ekstrakt nga centella asiatica), \u003cspan data-mce-fragment=\"1\"\u003eujë akullnajor dhe ujë zambaku \u003c\/span\u003epër t'i ofruar një efekt shumë qetësues lëkurës, si edhe niacinamide dhe trehalose që ndihmojnë në zbehjen e vijave të holla dhe rrudhave, si edhe të rrathëve të zinj poshtë syve. Ky krem përveçse për zonën rreth syve mund të përdoret edhe në të gjitha zonat e tjera ku mund të shfaqen rrudhat duke arritur t'i përmirësoje dukshëm ato, si: te balli, anash buzëve, te qafa etj. Studimet kanë treguar në vetëm 4 javë përdorim do të arrini rezultate të dukshme! Këshillohet të përdoret vetëm në mbrëmje, dhe në mëngjes të shoqërohet gjithmonë me krem me faktorë mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eProdukti është i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm për lëkurën.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e*30ml\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eKremi të përdoret në rutinën e mbrëmjes në hapin e fundit të saj, duke e sugjeruar pas tonerit, serumit dhe kremit hidratues të natës.  në zonën rreth syve niseni aplikimin nga cepi i syrit duke e masazhuar lehtësisht. Nëse është hera e parë që e përdorni retinol, sugjerohet të niset dalëngadalë, duke e filluar 1 herë në javë derisa lëkura të mësohet dhe më pas me një frekuencë të përditshme. Mos e përdorni në të njëjtën rutinë me acide eksfoliuese (AHA, BHA, PHA, LHA etj,.). Gjithmonë në mëngjes të shoqërohet me krem me faktorë mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eSugjerim: Për të shangur çdo efekt anësor, si: tharja e lëkurës, përpara se të aplikoni kremin me retinol vendosni një krem hidratues dhe me konsistencë të plotë për zonën rreth syve, si psh.: \u003ca href=\"https:\/\/koralsecrets.al\/products\/benton-fermentation-eye-cream?_pos=2\u0026amp;_sid=91bde482d\u0026amp;_ss=r\"\u003e\u003cspan style=\"text-decoration: underline;\"\u003e\u003cstrong\u003eBENTON Fermentation Eye Cream\u003c\/strong\u003e\u003c\/span\u003e\u003c\/a\u003e. Më pas aplikoni kremi SOME BY MI Retinol Intense Advanced Triple Action Eye Cream.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003cbr\u003e\n\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eRetinol (0.1%), kolagjen, peptide, niacinamide, acid hialuronik, panthenol, trehalose\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eWater, Glycerin, Caprylic\/Capric Triglyceride, Dimethicone, Polysorbate 60, Niacinamide, Methylpropanediol, Cetyl Alcohol, Polymethylsilsesquioxane, Centella Asiatica Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Piper Methysticum Leaf\/Root\/Stem Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Panax Ginseng Berry Extract, Artemisia Capillaris Extract, Ganoderma Lucidum (Mushroom) Stem Extract, Chlorella Vulgaris Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Nymphaea Alba Flower Extract, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, 1,2-Hexanediol, Dimethicone\/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Panthenol, BHT, Cyclopentasiloxane, Steareth-21, PEG-10 Dimethicone\/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Polyacrylamide, Steareth-2, Isohexadecane, Carbomer, Hydroxyacetophenone, C13-14 Isoparaffin, Tromethamine, Palmitic Acid, Polyquaternium-51, Stearic Acid, Polysorbate 20, Retinol(0.1%), Ethylhexylglycerin, Glyceryl Caprylate, Tocopheryl Acetate, Polyglyceryl-10 Myristate, PEG-30 Dipolyhydroxystearate, Hydroxyethylcellulose, Glycosyl Trehalose, Beta-Glucan, Glyceryl Polymethacrylate, Laureth-7, Butylene Glycol, Disodium EDTA, Hydrogenated Starch Hydrolysate, Adenosine, Raffinose, Dipotassium Glycyrrhizate, Lecithin, Tocopherol, Pentylene Glycol, BHA, Myristic Acid, Tranexamic Acid, Propanediol, Dipropylene Glycol, Disodium Phosphate, Caprylyl Glycol, Collagen, Madecassic Acid, Biosaccharide Gum-1, Asiaticoside, Sodium Palmitoyl Proline, Leuconostoc\/Radish Root Ferment Filtrate, Asiatic Acid, Glutathione, Retinal, Madecassoside, Sodium Phosphate, Ferulic Acid, Acetyl Hexapeptide-8, Ammonium Acryloyldimethyltaurate\/VP Copolymer, Tetrahydropiperine, Phloretin, Arginine, Fragrance\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eSOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle\" që do të thotë \"diçka nga një mrekulli\" me fjalën koreane \"mi\" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, \"më i zhurmshmi\" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":42256202334465,"sku":"ATE1760","price":1050.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/SOME_BY_MI_Retinol_Intense_Advanced_Triple_Action_Eye_Cream.png?v=1760364406"},{"product_id":"ksecret-seoul-1988-eye-cream-retinal-liposome-4-fermented-bean","title":"KSECRET SEOUL 1988 Eye Cream : Retinal Liposome 4% + Fermented Bean","description":"\u003cp class=\"p1\"\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003eZbuloni një ndryshim të dukshëm dhe të thellë në zonën delikate rreth syve me këtë formulë premium \u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s2\"\u003eanti-age\u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003e, e cila bashkon fuqinë maksimale të \u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s3\"\u003e4% Retinal Liposome\u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003e me ekstraktin e pasur të \u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s3\"\u003efasuleve të fermentuara\u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003e. Retinali vepron në reduktimin e vijave të imta dhe rrudhave, ndërsa përbërësit e fermentuar ushqejnë thellë lëkurën, forcojnë elasticitetin dhe rikthejnë vitalitetin e humbur. Formulës i shtohen \u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s3\"\u003ebakuchioli\u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003e, \u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s3\"\u003evitamina C \u0026amp; E\u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003e dhe \u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s3\"\u003e3 lloje peptidesh\u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003e të fuqishme, të cilat rrisin prodhimin e kolagjenit dhe i japin lëkurës një pamje më të lëmuar dhe dukshëm më rinore. \u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s3\"\u003eNiacinamidet\u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003e dhe \u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s3\"\u003eadenosina\u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003e nga ana tjetër qetësojnë dhe rigjenerojnë qelizat e lodhura të syve, ndërsa ekstraktet bimore dhe ato të fermentuara krijojnë një shtresë mbrojtëse kundër faktorëve të jashtëm. Tekstura e tij kremoze, e butë si mëndafshi, përthithet menjëherë pa lënë ndjesi yndyrore. Perfekte për çdo tip lëkure dhe ideale për këdo që kërkon të targetojë në mënyrë efektive shenjat e moshës. \u003cbr\u003e\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003eFormula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për zonën rreth syve, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial. \u003cbr\u003e\u003cbr\u003e*30ml\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eNë mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe\/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e \u003cspan class=\"s1\"\u003e \u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s3\"\u003e4% Retinal Liposome, bakuchiol\u003cspan class=\"s1\"\u003e, \u003c\/span\u003evitamin C \u0026amp; E, 3 lloje peptidesh\u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003e\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eWater, Glycerin, Dipropylene Glycol, Caprylic\/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol Dicaprylate\/Dicaprate, Niacinamide, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Cetearyl Alcohol, Butylene Glycol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Hydrogenated Lecithin, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Carbomer, Tromethamine, Propanediol, Glyceryl Stearate, Cholesterol, Polyglyceryl-10 Oleate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Phytosteryl\/Behenyl\/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Retinal, Silica, Disodium EDTA, Aluminum\/Magnesium Hydroxide Stearate, Lactobacillus\/Panax Ginseng Root Ferment Filtrate, Lactobacillus\/Rice Ferment, Lactobacillus\/Soybean Ferment Extract, Saccharomyces\/Coix Lacryma-Jobi Ma-yuen Seed Ferment Filtrate, Saccharomyces\/Potato Extract Ferment Filtrate, Tocopherol, Potassium Cetyl Phosphate, Pentaerythrityl Tetra-di-t-Butyl Hydroxyhydrocinnamate, Sodium Hyaluronate, Arctium Lappa Root Extract, Cnidium Officinale Root Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Rehmannia Chinensis Root Extract, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Bakuchiol, sh-Oligopeptide-1, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-1\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eKSECRET është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që ka fituar zemrat e përdoruesve falë formulimeve të saj të avancuara dhe përkushtimit të palëkundur ndaj përbërësve natyralë me efikasitet të lartë. E pozicionuar mes traditës së lashtë koreane dhe inovacionit më të fundit në fushën e kozmetikës, KSECRET mishëron një qasje holistike ndaj bukurisë, duke ofruar produkte që jo vetëm përmirësojnë pamjen e jashtme, por edhe shëndetin e brendshëm të lëkurës, në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. \u003c\/span\u003eNjë nga linjat më ikonike të saj është SEOUL 1988, një homazh për elegancën dhe finesën koreane, që përfshin serume, kremra dhe trajtime të specializuara për zonën delikate të syve. Kjo linjë është e pasuruar me përbërës të çmuar si liposome me retinal — një formë e fuqishme e vitaminës A për rigjenerimin qelizor, ginseng i zi i fermentuar me veti energjizuese dhe antioksiduese, bakuchiol si alternativë natyrale e retinolit, vitamina C për ndriçim dhe baraspeshim të tonit të lëkurës, mucinë kërmilli për rigjenerim intensiv dhe ekstrakte orizi për hidratim e zbutje të lëkurës. Çdo produkt është i krijuar me kujdes për të trajtuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e \u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":46932423868673,"sku":"RLB0577","price":2200.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/118300C3-C2F7-4C1F-8E3A-74A928F68C45.png?v=1763734078"},{"product_id":"neogen-dermalogy-next-clear-eye-cream","title":"NEOGEN DERMALOGY Next Clear Eye Cream","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eNEOGEN DERMALOGY Next Clear Eye Cream është një krem i avancuar për zonën rreth syve, i krijuar posaçërisht për të ndriçuar, unifikuar tonin e lëkurës dhe për të trajtuar shenjat e para të moshës, lodhjes dhe pigmentimit. Formula e tij multifunksionale kombinon përbërës aktivë ndriçues dhe anti-age, duke e bërë ideal për një zonë kaq delikate si ajo përreth syve. Formulimi i tij përmban \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eGlutathione, një antioksidant shumë i fuqishëm që ndihmon në reduktimin e njollave të errëta dhe zbehjen e rrathëve të zinj, duke i dhënë lëkurës një pamje më të njëtrajtësuar dhe më të ndriçuar. I kombinuar me Vitaminë C, ky krem vepron drejtpërdrejt në uniformizimin e tonalitetit dhe rikthimin e shkëlqimit natyral të zonës së syve, e cila shpesh duket më e errët për shkak të lodhjes dhe stresit oksidativ. \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003ePër më tepër, formulimi është i pasur gjithashtu me Niacinamide, e cila ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, përmirëson teksturën e saj dhe ndihmon në një pamje më të butë dhe më të shëndetshme. Ndërkohë, Adenosine dhe Peptidet luajnë një rol kyç në rritjen e elasticitetit, minimizimin e vijave të holla dhe në parandalimin e rrudhave të reja, duke e bërë zonën rreth syve të duket më e lëmuar dhe më e tendosur. \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eTekstura e kremit është e lehtë dhe shumë e butë, përthithet shpejt pa lënë ndjesi të rëndë apo ngjitëse, duke e bërë të përshtatshëm si për përdorim ditor ashtu edhe nën make-up. Zona rreth syve mbetet e hidratuar, e freskët dhe vizualisht më e ndriçuar që në aplikimet e para. I \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003epërshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe ato sensitive, ky krem është zgjidhja ideale për ata që kërkojnë një trajtim të plotë për rrathët e errët, vijat e holla dhe humbjen e shkëlqimit në zonën e syve.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eFormula e tij është e hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e*20ml\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eNë mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe\/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve. Për efekt maksimal sugjerojmë të përdoret për çdo vijë të hollë në fytyrë, pikat nazolabiale apo ato në qafë. \u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eGlutathione, Vitaminë C, Niacinamide, Adenosine, Peptide\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eWater, Glycerin, Propanediol, Butylene Glycol, Niacinamide, Cetyl Ethylhexanoate, Caprylic\/Capric Triglyceride, Ammonium Acryloyldimethyltaurate\/VP Copolymer, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Pullulan, Xanthan Gum, Acrylates \/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin,\u003cbr\u003eGlyceryl Acrylate\/Acrylic Acid Copolymer, Adenosine, Coptis Japonica Root Extract, Glutathione, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Ascorbic Acid, Nicotinamide Mononucleotide, Acetyl Hexapeptide-8, Acetyl Tetrapeptide-5, Acetyl Hexapeptide-l\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eNEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":47049753559297,"sku":"NCE1555","price":1300.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/IMG-0143.png?v=1767608493"},{"product_id":"dr-althea-retinol-flat-iron-eye-roller","title":"DR. ALTHEA Retinol Flat Iron Eye Roller","description":"\u003cp\u003eNëse dëshironi një kujdes të avancuar për zonën delikate rreth syve që kombinon efektin e fuqishëm të retinolit me efektin \"cooling\" dhe masazhues, atëherë Dr. ALTHEA Retinol Flat Iron Eye Roller është zgjidhja inovative që po kërkohet më shumë. Ky serum për zonën e syve përmban 0.1% retinol, i njohur për stimulimin dhe rinovimin qelizor, si dhe për përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, por është gjithashtu i kombinuar me bakuchiol, një alternativë bimore që përforcon efektin anti‑age pa irrituar lëkurën e ndjeshme. Formula përmban 5 % Cica Retisome me Centella Asiatica dhe Madecassoside, të cilët qetësojnë, forcojnë barrierën e lëkurës dhe zvogëlojnë skuqjet e mundshme, ndërsa acidi hialuronik siguron hidratim të thellë dhe plumpim për një pamje më të lëmuar dhe elastike. Peptidet e përfshira ndihmojnë në reduktimin e vijave të holla, ndërsa aplikatori metalik “flat iron” jo vetëm shpërndan serumin në mënyrë higjenike, por ofron edhe një efekt ftohës dhe masazhues që ndihmon në reduktimin e ënjtjeve dhe stimulimin e qarkullimit të gjakut në zonën e syve. Falë teksturës së lehtë, formula përthithet shpejt pa lënë ndjesi të rëndë, duke e bërë ideal përdorimin e përditshëm, veçanërisht gjatë ritualeve të mbrëmjes, për një pamje më të freskët dhe më të rigjeneruar rreth syve.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eProdukti është i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm për lëkurën.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e*25ml\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eKremi të përdoret në rutinën e mbrëmjes në hapin e fundit të saj, duke e sugjeruar pas tonerit, serumit dhe kremit hidratues të natës.  në zonën rreth syve niseni aplikimin nga cepi i syrit duke e masazhuar lehtësisht. Nëse është hera e parë që e përdorni retinol, sugjerohet të niset dalëngadalë, duke e filluar 1 herë në javë derisa lëkura të mësohet dhe më pas me një frekuencë të përditshme. Mos e përdorni në të njëjtën rutinë me acide eksfoliuese (AHA, BHA, PHA, LHA etj,.). Gjithmonë në mëngjes të shoqërohet me krem me faktorë mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eSugjerim: Për të shangur çdo efekt anësor, si: tharja e lëkurës, përpara se të aplikoni kremin me retinol vendosni një krem hidratues dhe me konsistencë të plotë për zonën rreth syve, dhe më pas aplikoni kremin.\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003e\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003cbr\u003e\n\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e0.1% retinol, bakuchiol, 5 % Cica Retisome me Centella Asiatica dhe Madecassoside, acid hialuronik\u003cspan data-end=\"917\" data-start=\"897\"\u003e, p\u003c\/span\u003eeptide\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eWater, Glycerin, Butylene Glycol, Caprylic\/Capric Triglyceride, Cetyl Ethylhexanoate, Hydrogenated Polydecene, 1,2-Hexanediol, Betaine, Propanediol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate\/VP Copolymer, Hydroxyacetophenone, Acrylates\/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Pentaerythrityl Tetra-di-t-Butyl Hydroxyhydrocinnamate, Hydrogenated Lecithin, Ethylhexylglycerin, Retinol, Tromethamine, Benzotriazolyl Dodecyl p-Cresol, Glyceryl Polymethacrylate, HDI\/Trimethylol Hexyllactone Crosspolymer, Xanthan Gum, Cholesterol, Panthenol, Disodium EDTA, Polyvinyl Alcohol, Methylpropanediol, Tocopherol, Ceramide NP, Centella Asiatica Leaf Water, Caprylyl Glycol, Phenylpropanol, Madecassoside, Hyaluronic Acid, Bakuchiol, Echinacea Purpurea Extract, Sodium DNA, Acetyl Tetrapeptide-5, Acetyl Hexapeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eALTHEA është një markë koreane me plot kuptimin e fjalës… Domethënia e emrit të saj vjen nga: “Dr.”, që përfaqëson kërkimin shkencor dhe ekspertizën në procesin e krijimit të produkteve dhe “Althea”, lulja kombëtare e Koresë së Jugut, që përfaqëson vendin që frymëzon një qasje të re ndaj përkujdesjes së lëkurës. Themelimi i markës ka për qëllim kombinimin e estetikës së lartë dhe formulave inovative të produkteve. Këto formulime përmbajnë përbërës natyral, efektiv dhe të sigurtë, për të krijuar produkte me cilësi të lartë. Ndërkohë DR. ALTHEA zhvillon kërkime të hollësishme për të gjetur shkakun që qëndron mbrapa problematikave të ndryshme të lëkurës, duke i dhënë përgjigje me produktet e saj.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e \u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48184488788225,"sku":"RFE658","price":1700.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/IMG-2368.png?v=1772716476"}],"url":"https:\/\/koralsecrets.al\/collections\/cilin-krem-sysh-te-zgjedh.oembed","provider":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","version":"1.0","type":"link"}