Dëshironi një produkt që ka efektet e një toneri dhe të një esence në të njëjtën kohë? IUNIK Vitamin Hyaluronic Acid Vitalizing Toner përmban të gjitha benefitet e një toneri dhe të një esence shumë ushqyese dhe hidratuese për lëkurën. Përmbajtja e tij me 45% acid hialuronik dhe 5% vitaminë C nga fruti Hippophae Rhamnoides i cili përveç kësaj vitamine përmban vitaminë E dhe K, acide frutore, rotenoide, fibra, aminoacide, minerale, dhe shumë përbërës të tjerë ushqyes. Të gjithë këta komponentë e mbajnë lëkurën të pastër dhe me plot shkëlqim. 4 efektet kryesore të do të përfitoni nga ky toner ose esencë janë: hidratimi i thellë, veti të fuqishme kundër njollave dhe hiperpigmentimit, dhe përbërja e saj shumë ushqyese për lëkurën. Konsistenca e tij është në formë xheli, por përthithet lehtësisht nga lëkura. Nëse lëkura juaj ka nevojë për t’i rikthyer shkëlqimin, hidratimin dhe për të luftuar njollat apo hiperpigmentimin e krijuar nga rrezet e dëmshme të diellit, atëherë ky toner është zgjidhja perfekte!

Përmban përbërës të sigurt EWG Green.

*200ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit "magjik"

45% acid hialuronik dhe 5% vitaminë C nga fruti Hippophae Rhamnoides, aminoacide

Lista e plotë e përbërësve

Aqua, Butylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol,  Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Glycerin, Sodium Hyaluronate, Trehalose, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin,  Hydroxyethylcellulose, Pentylene Glycol,  Zanthoxylum Schinifolium Leaf Extract,  Polygonum Cuspidatum Root Extract,  Aspalathus Linearis Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Thuja Orientalis Leaf Extract,  Perilla Frutescens Leaf Extract, Yucca Schidigera Root Extract, Disodium Phosphate, Polysorbate 60, Sodium Phosphate

Emri i markës së njohur koreane IUNIK është një akronim që qëndron për:

I- ideal (ideal)

U- unique (unik)

N- natural (natyral)

I-ingredients (përbërës)

K- know how to (të dish si)

E tillë është filozofia e IUNIK që në thelbin e saj do të thotë: “Të dish si të zhvillosh produktet më të mira që janë ideale për lëkurën, unike dhe efektive, me origjinë natyrale dhe me përbërës të sigurtë”.  Përmes inovacionit dhe hulumtimeve të vazhdueshme, IUNIK synon krijimin dhe sigurimin e produkteve që i përgjigjen një tipologjie të caktuar të lëkurës apo një problematike të saj. Një vlerë e shtuar e këtyre produkteve është raporti i drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimit të arsyeshëm.

IUNIK Vitamin Hyaluronic Acid Vitalizing Toner

2,200 ALL 2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI