UNOVE Silk Oil Essence
2,400.00 ALL
Çmimi për njesi perUNOVE Silk Oil Essence
2,400.00 ALL
Çmimi për njesi perUNOVE Silk Oil Essence është një esencë për flokë të thatë, të dëmtuar dhe të brishtë, që kërkojnë hidratim të thellë, ushqim intensiv dhe mbrojtje afatgjatë. Me një formulë ultra të lehtë që përthithet menjëherë, kjo esencë transformon flokët pa i rënduar, duke rikthyer shkëlqimin natyral dhe butësinë si mëndafsh që në përdorimin e parë. E pasuruar me një kompleks të rafinuar prej 5 vajrash natyralë (argan, kamelia, jojoba, meadowfoam dhe bajame të ëmbël) kjo esencë vepron për të rigjeneruar fijet e dëmtuara, për të hidratuar në thellësi dhe për të përmirësuar elasticitetin e flokëve. Vaji argan rikthen lagështinë, vaji kamelia jep një ndjesi të lëmuar si mëndafshi, vaji jojoba forcon dhe rigjeneron, ndërsa vajrat meadowfoam dhe bajame të ëmbël ndihmojnë në mbrojtjen e flokëve nga nxehtësia dhe agresorët e jashtëm. Formulimi përmban gjithashtu një kompleks me 23 lloje proteinash dhe aminoacidesh të ndryshme, të cilat punojnë në harmoni për të riparuar fibrat e flokut, për të rikthyer elasticitetin dhe për të parandaluar dëmtimet dhe majat e dyzuara. Ky kompleks i pasur ushqen thellë çdo fije flokësh, duke i bërë flokët më të fortë, më të butë dhe më të shëndetshëm me çdo përdorim. Nga ana tjetër, keramidet në formulim krijojnë një barrierë të padukshme që mbron flokët nga humbja e lagështisë dhe faktorët e jashtëm. Ndërsa, aroma e lehtë që ka përmirëson përvojën e përdorimit, duke lënë flokët të kenë një aromë delikate dhe të qëndrueshme gjatë gjithë ditës. E përshtatshme për përdorim të përditshëm në flokë të lagur ose të thatë, dhe është ideale për të gjitha ata që duan flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe të lehtë për t’u stiluar, si pas një trajtimi në sallon, por në kushte shtëpie. Gjithashtu kjo esencë mund të përdoret për hidratim të thellë tek bërrylat dhe thembrat e këmbëve.
Përdorimi
Aplikoni 1-3 sprucime pas larjes së flokut, në flokë të thatë, dhe vazhdoni me stilimin e tyre.
Përbërësit
Tender Bloom
Përbërësit "magjik"
Vaj argan, vaj kamelia, vaj jojoba, vaj meadowfoam, vaj bajame të ëmbël, kompleks me 23 lloje proteinash dhe aminoacidesh, keratinë, mëndafsh, ceramide, ekstrat lulesh
Lista e plotë e përbërësve
Cyclopentasiloxane, Dimethiconol, C12-15 Alkyl Benzoate, Alcohol, Dimethicone, Fragrance, Argania Spinosa Kernel Oil, Hippophae Rhamnoides Oil, Eclipta Prostrata Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Water, Moringa Oleifera Seed Oil, Cyclohexasiloxane, Camellia Japonica Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hydrolyzed Silk, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Hydrolyzed Vegetable Protein, Maltodextrin, Glycerin, Butylene Glycol, Hydrolyzed Keratin, Silk Amino Acids, Vegetable Amino Acids, Pentylene Glycol, Glycine, Ethylhexylglycerin, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Hydrolyzed Conchiolin Protein, Proline, Threonine, Valine, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Isoleucine, Citric Acid, Potassium Benzoate, Potassium Sorbate, Histidine, Cysteine, Methionine, Ceramide NP, Phospholipids, Phytosphingosine, Phytosterols
Warm Petals
Përbërësit "magjik"
Vaj argan, vaj kamelia, vaj jojoba, vaj meadowfoam, vaj bajame të ëmbël, kompleks me 23 lloje proteinash dhe aminoacidesh, keratinë, mëndafsh, ceramide, musk
Lista e plotë e përbërësve
Cyclopentasiloxane, Dimethiconol, C12-15 Alkyl Benzoate, Alcohol, Dimethicone, Fragrance, Argania Spinosa Kernel Oil, Hippophae Rhamnoides Oil, Eclipta Prostrata Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Water, Moringa Oleifera Seed Oil, Cyclohexasiloxane, Camellia Japonica Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hydrolyzed Silk, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Hydrolyzed Vegetable Protein, Maltodextrin, Glycerin, Butylene Glycol, Hydrolyzed Keratin, Silk Amino Acids, Vegetable Amino Acids, Pentylene Glycol, Glycine, Ethylhexylglycerin, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Hydrolyzed Conchiolin Protein, Proline, Threonine, Valine, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Isoleucine, Citric Acid, Potassium Benzoate, Potassium Sorbate, Histidine, Cysteine, Methionine, Ceramide NP, Phospholipids, Phytosphingosine, Phytosterols
Marka
UNOVE është një markë e njohur koreane e kujdesit për flokët, e krijuar nga EXOD International, një kompani që ka lindur nga teknologjia e Dr.FORHAIR, një markë globale e specializuar në kujdesin e flokëve. UNOVE është projektuar për të ofruar trajtime të avancuara për flokët e thatë, të dëmtuar dhe të brishtë, duke kombinuar teknologjinë e lartë me përbërës natyralë. Një nga produktet më të njohura të markës është UNOVE Silk Oil Essence, një esencë e pasur me vajra natyralë dhe proteina, e cila ofron hidratuese të thellë dhe rigjenerim të flokëve. Ky produkt është i njohur për teksturën e tij të lehtë, që përthithet menjëherë, dhe për efektin e tij të butë dhe me shkëlqim. E formuluar pa silikonë, sulfate dhe parabene, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha tipet e flokëve. UNOVE ka fituar popullaritet në tregjet ndërkombëtare, përfshirë Evropën dhe SHBA-në, ku produktet janë të njohura për cilësinë e tyre të lartë dhe përkushtimin ndaj kujdesit të flokëve.

UNOVE Deep Damage Repair Shampoo (Sweet Breeze)
2,400.00 ALL
Çmimi për njesi perUNOVE Deep Damage Repair Shampoo (Sweet Breeze)
2,400.00 ALL
Çmimi për njesi perUNOVE Deep Damage Repair Shampoo është një shampo e avancuar rikuperuese, e formuluar posaçërisht për flokë shumë të dëmtuar. Me veprim të dyfishtë, pastrim të butë dhe rikuperim intensiv, kjo shampo trajton në mënyrë efektive dëmtimet të fijeve të flokëve, duke ofruar ndjesi butësie që nga larja e parë. E formuluar me 3% Keratin-PF, një derivat i keratinës me peshë molekulare të ulët, kjo përbërje ndihmon në rindërtimin e strukturës së brendshme të flokëve, duke rritur rezistencën e tyre dhe duke parandaluar thyerjen e mëtejshme. Kjo keratinë e avancuar absorbohet lehtë nga fijet dhe ndihmon në rikthimin e fortësisë dhe dendësisë së flokëve. Përbërja është e pasur gjithashtu me një kompleks unik prej 31 llojesh proteinash dhe aminoacidesh të hidrolizuara, si kolagjen, proteina gruri, orizi, soje, silk dhe qumështi, të cilat forcojnë fijet dhe sigurojnë një ushqyerje të thellë pa e ngarkuar flokun. Përveç proteinave, shampoja përmban 5 vajra bimorë si; vaj argani, vaj ulliri, vaj macadamia, vaj luledielli dhe camellia japonica, të cilët i japin flokëve një ndjesi të butë, të ushqyer dhe të lëmuar. Këta vajra ndihmojnë gjithashtu në mbajtjen e lagështisë natyrale dhe në mbrojtjen e flokëve nga faktorët e jashtëm si nxehtësia dhe ndotja. Formulimi është i butë ndaj skalpit dhe nuk përmban sulfate agresive, duke e bërë të përshtatshëm edhe për përdorim të përditshëm në flokë të dekoloruar ose të trajtuar kimikisht. Aroma delikate florale i jep flokëve një ndjesi pastërtie dhe freskie që zgjat gjatë. Përdorimi i rregullt i kësaj shampoje ndihmon në rikthimin e butësisë, zvogëlon dukshëm majat dyshe dhe përmirëson strukturën e përgjithshme të flokëve, duke i lënë më të fortë, më të lehtë për t’u menaxhuar dhe dukshëm më të shëndetshëm. E përshtatshme për: flokë të dëmtuar rëndë, të dekoloruar, të thatë, të trajtuar kimikisht apo të ekspozuar ndaj nxehtësisë së shpeshtë.
*500gr
Përdorimi
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Keratin-PF, kolagjen, proteina gruri, proteina orizi, proteina soje, silk, proteina qumështi, vaj argani, vaj ulliri, vaj macadamia, vaj luledielli, camellia japonica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium Laureth Sulfate, Ammonium Lauryl Sulfate, Cocamidopropyl Betaine, Dipropylene Glycol, Fragrance, PPG-3 Myristyl Ether, Sodium Benzoate, Polyquaternium-10, Sodium Chloride, Caprylyl Glycol, Citric Acid, Hydroxypropyl Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Hexyl Cinnamal, Phenoxyethanol, Pentasodium Pentetate, Sodium Carbonate, Limonene, Citronellol, Geraniol, Hydrolyzed Milk Protein, Hydrolyzed Collagen, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hydrolyzed Silk, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Monarda Didyma Leaf Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Freesia Refracta Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Hydrolyzed Keratin, Ethyl Hexanediol, Silk Amino Acids, Ethylhexylglycerin, Camellia Japonica Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Hydrolyzed Wheat Protein, Leucine, Taurine, Isoleucine, Valine, Aspartic Acid, Ornithine, Glutamic Acid, Glycine, Glutamine, Cystine, Methionine, Tyrosine, Lysine, Alanine, Phenylalanine, Serine, Tryptophan, Threonine, Arginine, Histidine, Asparagine, Proline
Marka
UNOVE Deep Damage Treatment EX
Nga 2,600.00 ALL
Çmimi për njesi perUNOVE Deep Damage Treatment EX
Nga 2,600.00 ALL
Çmimi për njesi perUNOVE Deep Damage Treatment EX është një trajtim intensiv për flokë të dëmtuar dhe të brishtë, i formuluar për të rikthyer butësinë, elasticitetin dhe shkëlqimin natyral pas ekspozimit ndaj faktorëve agresivë si stilimi, dekolorimi apo tharja e tepërt. Me një teksturë të pasur dhe të dendur, ky trajtim është krijuar për të depërtuar thellë në strukturën e fijes së flokut, duke ushqyer dhe riparuar nga brenda jashtë. Formulimi i avancuar përfshin 3% Keratin-PF, një formë e rafinuar e keratinës me peshë molekulare të ulët. Kjo përbërje, së bashku me një kompleks të fuqishëm prej 31 llojesh proteinash dhe aminoacidesh hidrolizuese (përfshirë kolagjenin, proteinat e qumështit, misrit, grurit, orizit dhe sojës) ndihmon në rindërtimin e strukturës së dëmtuar të flokëve, forcon fibrat dhe redukton ndjeshëm thyerjet dhe majat e dyfishta. Përveç bazës proteinike, formula është e pasur me 5 vajra bimorë (vaj argani, macadamia, ulliri, luledielli dhe camellia japonica) të cilët rikthejnë lagështinë natyrale, zbusin fijet dhe ofrojnë mbrojtje nga thatësia e shkaktuar nga stilimi apo faktorët e jashtëm. Aroma e këndshme që ka i jep flokëve një ndjesi elegance dhe pastërtie që qëndron gjatë, pa qenë e rëndë apo mbingarkuese. Pas shpëlarjes, flokët mbeten të lëmuar, të ndritshëm dhe të lehtë për t’u krehur, pa ndjesi ngjitjeje apo peshe shtesë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e flokëve, veçanërisht për flokë të thatë, të trajtuar apo të dëmtuar nga dekolorimi dhe nxehtësia.
*207ml/320ml
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
Përdorimi
Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut. Mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Në pas shijoni flokët tuaja të buta dhe plot shëndet.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Keratin-PF, kolagjen, proteina të qumështit, proteina misri, proteina gruri, proteina orizi, proteina soje, vaj argani, vaj macadamia, vaj ulliri, vaj luledielli, vaj camellia japonica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dimethicone, Cetyl Alcohol, Behentrimonium Chloride, Butylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Dipropylene Glycol, Behenyl Alcohol, Fragrance, Behentrimonium Methosulfate, Amodimethicone, Isopropyl Alcohol, Sorbitol, Stearamidopropyl Dimethylamine, Trehalose, Steartrimonium Chloride, Caprylyl Glycol, Lactic Acid, Stearyl Alcohol, Arachidyl Alcohol, Tocopheryl Acetate, Propylene Glycol, Hexyl Cinnamal, Citric Acid, Cetrimonium Chloride, Trideceth-15, Trideceth-3, Geraniol, Citronellol, Limonene, Phenoxyethanol, Hydrolyzed Milk Protein, Hydrolyzed Keratin, Alcohol, 1,2-Hexanediol, Hydrolyzed Collagen, Acetic Acid, Hydrolyzed Silk, Silk Amino Acids, Ethyl Hexanediol, Glycine, Glutamic Acid, Glutamine, Lysine, Leucine, Methionine, Valine, Serine, Cystine, Asparagine, Aspartic Acid, Isoleucine, Alanine, Arginine, Ornithine, Taurine, Tyrosine, Threonine, Tryptophan, Phenylalanine, Proline, Histidine, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Cysteine, Argania Spinosa Kernel Oil, Ethylhexylglycerin, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Wheat Protein, Hydrolyzed Soy Protein
Marka
UNOVE është një markë e njohur koreane e kujdesit për flokët, e krijuar nga EXOD International, një kompani që ka lindur nga teknologjia e Dr.FORHAIR, një markë globale e specializuar në kujdesin e flokëve. UNOVE është projektuar për të ofruar trajtime të avancuara për flokët e thatë, të dëmtuar dhe të brishtë, duke kombinuar teknologjinë e lartë me përbërës natyralë. Një nga produktet më të njohura të markës është UNOVE Silk Oil Essence, një esencë e pasur me vajra natyralë dhe proteina, e cila ofron hidratuese të thellë dhe rigjenerim të flokëve. Ky produkt është i njohur për teksturën e tij të lehtë, që përthithet menjëherë, dhe për efektin e tij të butë dhe me shkëlqim. E formuluar pa silikonë, sulfate dhe parabene, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha tipet e flokëve. UNOVE ka fituar popullaritet në tregjet ndërkombëtare, përfshirë Evropën dhe SHBA-në, ku produktet janë të njohura për cilësinë e tyre të lartë dhe përkushtimin ndaj kujdesit të flokëve.

UNOVE Volume Up Curling Essence (Tender Bloom)
2,100.00 ALL
Çmimi për njesi perUNOVE Volume Up Curling Essence (Tender Bloom)
2,100.00 ALL
Çmimi për njesi perUNOVE Volume Up Curling Essence është një esencë stilimi dhe trajtimi pa shpëlarje, e krijuar posaçërisht për të përforcuar formën natyrale të kaçurrelave dhe ondes, duke ruajtur shëndetin dhe bukurinë e flokëve në çdo hap të rutinës. Formulimi është i pasur me Hydrolyzed Keratin, i cili ndihmon në rikuperimin e strukturës së dëmtuar të flokëve, duke i dhënë forcë dhe elasticitet. Për të ushqyer dhe hidratuar thellësisht, ky trajtim përmban një kompleks me mbi 30 lloje proteinash dhe aminoacidesh të hidrolizuara si; kolagjeni, silku dhe proteinat bimore, që rigjallërojnë fijet dhe i bëjnë ato më të forta e më të buta. Në formulë gjenden gjithashtu 5 vajra bimorë (vaj argani, vaj ulliri, vaj macadamia, vaj luledielli dhe camellia japonica) të cilët ofrojnë hidratim afatgjatë, zbusin fijet dhe mbrojnë flokun nga tharja. Gjithashtu, këto vajra krijojnë një shtresë mbrojtëse natyrale pa e ngarkuar flokun, duke ndihmuar në parandalimin e friz-it dhe ruajtjen e shkëlqimit të shëndetshëm. Esenca mund të aplikohet si në flokë të lagur, ashtu edhe në flokë të thatë: në flokë të lagur ndihmon në formësimin e kaçurrelave pas larjes, ndërsa në flokë të thatë rifreskon formën dhe i bën më të lehtë për t’u menaxhuar. Aroma e saj e freskët dhe elegante i jep flokëve një ndjesi pastërtie dhe përkujdesjeje që zgjat gjatë gjithë ditës. E rekomanduar për: flokë kaçurrela, me onde, të thatë, të dëmtuar nga nxehtësia ose dekolorimi. Ideal për përdorim të përditshëm ose para stilimit me difuzor.
*147ml
Përdorimi
Pas larjes së flokut, aplikojeni në flokët tuaj, dhe vazhdoni me tharjen ose stilimin e tyre. Mund të aplikohet dhe në flokë të thatë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Hydrolyzed Keratin, kolagjen, silk, proteina bimore, vaj argani, vaj ulliri, vaj macadamia, vaj luledielli, camellia japonica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dimethicone, Dipropylene Glycol, Glycerin, VP/VA Copolymer, Polyacrylamide, PVP, Dicaprylyl Ether, C13-14 Isoparaffin, Fragrance, Acrylates/Steareth-20 Itaconate Copolymer, Sorbitan Isostearate, Laureth-7, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Aminomethyl Propanol, Hexyl Cinnamal, Laurylpyridinium Chloride, Disodium EDTA, Butylene Glycol, Piroctone Olamine, Geraniol, Hydrolyzed Milk Protein, Citronellol, Limonene, Hydrolyzed Collagen, Alpha-Isomethyl Ionone, Hydrolyzed Silk, PCA Ethyl Cocoyl Arginate, Silk Amino Acids, Ethyl Hexanediol, Hydrolyzed Keratin, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Cysteine, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Wheat Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Leucine, Isoleucine, Valine, Taurine, Aspartic Acid, Ornithine, Glutamic Acid, Arginine, Proline, Methionine, Asparagine, Histidine, Glycine, Lysine, Cystine, Tyrosine, Threonine, Tryptophan, Phenylalanine, Serine, Glutamine, Alanine
Marka
UNOVE është një markë e njohur koreane e kujdesit për flokët, e krijuar nga EXOD International, një kompani që ka lindur nga teknologjia e Dr.FORHAIR, një markë globale e specializuar në kujdesin e flokëve. UNOVE është projektuar për të ofruar trajtime të avancuara për flokët e thatë, të dëmtuar dhe të brishtë, duke kombinuar teknologjinë e lartë me përbërës natyralë. Një nga produktet më të njohura të markës është UNOVE Silk Oil Essence, një esencë e pasur me vajra natyralë dhe proteina, e cila ofron hidratuese të thellë dhe rigjenerim të flokëve. Ky produkt është i njohur për teksturën e tij të lehtë, që përthithet menjëherë, dhe për efektin e tij të butë dhe me shkëlqim. E formuluar pa silikonë, sulfate dhe parabene, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha tipet e flokëve. UNOVE ka fituar popullaritet në tregjet ndërkombëtare, përfshirë Evropën dhe SHBA-në, ku produktet janë të njohura për cilësinë e tyre të lartë dhe përkushtimin ndaj kujdesit të flokëve.

UNOVE No Wash Water Ampoule Treatment (Tender Bloom)
3,200.00 ALL
Çmimi për njesi perUNOVE No Wash Water Ampoule Treatment (Tender Bloom)
3,200.00 ALL
Çmimi për njesi perUNOVE No Wash Water Ampoule Treatment është një trajtim i avancuar pa shpëlarje me teksturë të lehtë ujore, i krijuar për të rigjeneruar, ushqyer dhe mbrojtur flokët e thatë, të dëmtuar dhe të ekspozuar ndaj faktorëve të jashtëm si dielli, kripa e detit dhe nxehtësia e pajisjeve të stilimit. Formulimi përfshin një kompleks unik prej 25-30 llojesh proteina dhe aminoacidesh të hidrolizuara, përfshirë keratinën dhe proteina bimore nga misri, orizi, patatja dhe soja, të cilat depërtojnë thellë në fijet e flokëve për të rigjeneruar strukturën, përforcuar dhe rikthyer elasticitetin, duke parandaluar majat dyshe. Produkti është i pasur gjithashtu me pesë vajra bimorë të çmuar (vaj ulliri, argani, macadamia, luledielli dhe camellia japonica) të cilët sigurojnë hidratim të thellë duke rikthyer shkëlqimin dhe butësinë natyrale të flokëve. Një nga avantazhet kryesore të këtij trajtimi është mbrojtja deri në 230°C, e cila e bën të përshtatshëm për përdorim gjatë stilimit me tharëse, piastër ose curling, pa shkaktuar dëmtime shtesë. Për shkak të formulës së lehtë, trajtimi përthithet shpejt nga flokët dhe nuk lë ndjesi ngjitëse apo yndyrshme, duke qenë ideal për përdorim në rutinën e përditshme, por edhe pas ditëve në plazh, ku flokët ekspozohen ndaj diellit, kripës dhe rërës. Përdorimi pas plazhit ndihmon në rivendosjen e lagështisë së humbur, zbut flokët dhe i mbron nga dëmtimet e mëtejshme, duke ruajtur një ndjesi freskie dhe pastërtie. Aroma delikate “Tender Bloom”, me përzierje elegante të aromave florale dhe nota musk të freskët, qëndron gjatë gjithë ditës, duke i dhënë flokëve një aromë e cila tërheq vëmendjen. Ky trajtim është i përshtatshëm për të gjitha tipet e flokëve, veçanërisht për ata të hollë dhe të dekolorar, duke ofruar një kombinim të fuqishëm ushqimi, mbrojtjeje dhe stilimi në një produkt të vetëm.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*200ml
Përdorimi
Pas larjes me shampoo dhe tharjes me peshqir, aplikojeni në gjatësinë e flokëve. Gjithashtu mund t’a aplikoni përpara përdorimit të pajisjeve stiluese, si: tharëse flokësh, pjastër etj., për të mbrojtur flokët nga dëmtimi i nxehtësisë. Mund të aplikohet edhe në flokë të thatë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
keratinë, proteina bimore të misrit, orizit, patates, sojës, vaj ulliri, vaj argani, vaj macadamia, vaj luledielli, vaj camellia japonica
Lista e plotë e përbërësve
Cyclopentasiloxane, Disiloxane, Dimethicone, C12-15 Alkyl Benzoate, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Fragrance, Hexyl Cinnamal, Geraniol, Citronellol, Limonene, Alpha-Isomethyl Ionone, Camellia Japonica Seed Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Water, Butylene Glycol, Hydrolyzed Silk, Hydrolyzed Keratin, Macrocystis Pyrifera (Kelp) Extract, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Hydrolyzed Extensin, Hydrolyzed Rice Protein, Hydrolyzed Potato Protein, 1,2-Hexanediol, Soluble Collagen, Silk Amino Acids, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Threonine, Proline, Valine, Isoleucine, Phosphatidylcholine, Histidine, Methionine, Cysteine, Ceramide NP
Marka
UNOVE është një markë e njohur koreane e kujdesit për flokët, e krijuar nga EXOD International, një kompani që ka lindur nga teknologjia e Dr.FORHAIR, një markë globale e specializuar në kujdesin e flokëve. UNOVE është projektuar për të ofruar trajtime të avancuara për flokët e thatë, të dëmtuar dhe të brishtë, duke kombinuar teknologjinë e lartë me përbërës natyralë. Një nga produktet më të njohura të markës është UNOVE Silk Oil Essence, një esencë e pasur me vajra natyralë dhe proteina, e cila ofron hidratuese të thellë dhe rigjenerim të flokëve. Ky produkt është i njohur për teksturën e tij të lehtë, që përthithet menjëherë, dhe për efektin e tij të butë dhe me shkëlqim. E formuluar pa silikonë, sulfate dhe parabene, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha tipet e flokëve. UNOVE ka fituar popullaritet në tregjet ndërkombëtare, përfshirë Evropën dhe SHBA-në, ku produktet janë të njohura për cilësinë e tyre të lartë dhe përkushtimin ndaj kujdesit të flokëve.

UNOVE Heating Guard No Wash Treatment (Tender Bloom)
2,400.00 ALL
Çmimi për njesi perUNOVE Heating Guard No Wash Treatment (Tender Bloom)
2,400.00 ALL
Çmimi për njesi perUNOVE Heating Guard No Wash Treatment është një trajtim për flokët pa shpëlarje, i krijuar për të ofruar mbrojtje intensive kundër nxehtësisë dhe për të përmirësuar gjendjen e flokëve të dëmtuar. Formulimi i tij i avancuar përmban 1% keratinë të përqendruar dhe 31 lloje aminoacidesh e proteinash, të cilat depërtojnë në thellësi të fijes së flokut për ta rigjeneruar, forcuar dhe zbutur në mënyrë të ndjeshme. Përveç kujdesit intensiv, produkti është i pasur me pesë vajra bimorë të fuqishëm (vaj ulliri, vaj argani, vaj macadamia, vaj luledielli dhe vaj camellia japonica) të cilët sigurojnë hidratim të thellë dhe rikthejnë elasticitetin e flokëve. Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë trajtim është aroma delikate “Tender Bloom”, një përzierje elegante e aromave florale me nota musk të freskët, që i jep flokëve një ndjesi pastërtie dhe finesë gjatë gjithë ditës. Tekstura e tij gel-krem është e lehtë, përthithet menjëherë dhe nuk lë ndjesi ngjitëse apo të yndyrshme. Ky trajtim është veçanërisht i përshtatshëm për flokët të dekoloruar apo të dëmtuar nga pajisjet e stilimit.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*147ml
Përdorimi
Pas larjes me shampoo dhe tharjes me peshqir, aplikojeni në gjatësinë e flokëve. Gjithashtu mund t’a aplikoni përpara përdorimit të pajisjeve stiluese, si: tharëse flokësh, pjastër etj., për të mbrojtur flokët nga dëmtimi i nxehtësisë. Mund të aplikohet edhe në flokë të thatë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
1% Keratinë, 31 lloje aminoacidesh dhe proteinash, vaj ulliri, vaj argani, vaj macadamia, vaj luledielli, vaj camellia japonica
Lista e plotë e përbërësve
Glycerin, Water, Dimethicone, Myristyl Alcohol, Camellia Japonica Seed Oil, Steartrimonium Chloride, Fragrance, Propylene Glycol, Dipropylene Glycol, Caprylyl Glycol, Tocopheryl Acetate, Hydroxyacetophenone, Hexyl Cinnamal, C12-15 Pareth-3, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Disodium EDTA, Cocamidopropyl Betaine, Phenoxyethanol, Polyquaternium-7, Salicylic Acid, Geraniol, Citronellol, Limonene, Sodium Hydroxide, Sodium Benzoate, Hydrolyzed Keratin, Alpha-Isomethyl Ionone, Argania Spinosa Kernel Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hydrolyzed Milk Protein, Hydrolyzed Collagen, Hydrolyzed Silk, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Cysteine, Silk Amino Acids, Ethyl Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Wheat Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Leucine, Valine, Isoleucine, Taurine, Aspartic Acid, Ornithine, Glutamic Acid, Glycine, Glutamine, Lysine, Methionine, Serine, Cystine, Asparagine, Alanine, Arginine, Tyrosine, Threonine, Tryptophan, Phenylalanine, Proline, Histidine